Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit të Rajoneve Europiane, Christian Spahr thotë në një intervistë për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj se Bashkimi Europian ka nevojë për një qeverisje lokale të mirë pasi është çelësi për një demokraci më të fortë. Duke u ndalur në ligjin e vitit 2020 për ndarjen e Shqipërisë në katër rajone, Sphar thotë se në Asamblenë e rajoneve Europiane përfqësohet edhe Shqipëria dhe kjo i jep mundësinë vendit tonë që të bëhet me e dukshme në nielin europian.
Intervista e plotë për Report Tv me Christian Spahr, sekretar i Përgjithshëm i Komitetit të Rajoneve Europiane
Faleminderit që pranuar këtë intervistë në Report TV, hera e parë që ndodheni këtu?
Jo, unë kam qenë disa herë këtu, me konferenca të shpeshta në Tiranë por edhe në Durrës, pasi kam punuar disa vite më parë në Europën Juglindore dhe në Ballkan.
Pra e njihni shumë mirë realitetin këtu. Në lidhje me këtë takim, pse është e rëndësishme të diskutojmë në lidhje me qeverisjen lokale?
Besoj, se është e rëndësishme të flasim, pasi takimi i parë që qytetarët kanë me demokracinë është në rajonin e tyre, në qytetin e tyre, kjo është më e prekshme për ta, se sa politika qendrore.
A besoni se duke parë edhe modelin e Shqipërisë diçka duhet të ndryshojë, cilat janë tezat që dolën edhe nga takimi?
Qëllimi i parë i takimit, ishte të diskutonim në lidhje me kompetencat e rajoneve dhe kuptuam se janë disa nivele të qeverisjes që duhet të punojnë më shumë bashkë. Besoj se në ditët e sotme Bashkimi Europian ka nevojë që të ketë edhe qeverisje lokale më të fortë, pasi qytetarët kanë ndryshuar qasje nga çfarë kanë qenë vite më parë. Ata dëshirojnë të përfshihen më shumë në vendimmarrje, më shumë në politikë, kërkojnë diskutime direkte dhe të sinqerta me politikanët. Prandaj unë besoj se një qeverisje e mirë lokale, është çelësi për një demokraci të fortë.
Cilat besoni se janë sfidat që një vend i vogël si Shqipëria ka në një qeverisjen lokale?
Një nga sfidat janë kompetencat dhe burimet. Por pavarësisht kësaj, ne në këtë takim kemi re dy qasje, që mendojnë një pjesë për të punuar me shoqërinë civile, një pjesë me biznesin. Ky është një nga mesazhet që po del edhe në këtë takim, që qeverisja lokale nuk është nevojshme të bëjë gjithçka vetë, por mund të ketë edhe partner të tjerë, si biznesi apo shoqëria civile. Por është e rëndësishme që të vendoset dialogu mes grupeve të interesit në lidhje më të ardhmen.
Kam edhe në pyetje të fundit në lidhje më të ardhmen, cili besoni se mund të jetë një model i mirë për Shqipërinë, për të patur një qeverisje lokale më cilësorë në ofrimin e shërbimeve?
Në Asamblenë e rajoneve Europiane që unë përfaqësoj kemi anëtar të gjitha rajoneve të Shqipërisë, kjo është diçka e veçantë. Ne mund të ndihmojmë palën shqiptare, për tu bërë më të dukshme në nivel europian. Por edhe për t'i ndihmuar me aplikimin dhe njohjen e modeleve më të mira. Por gjithashtu një nga mesazhet më të rëndësishme, është se nuk ka një model që ju shkon të gjithëve. Nuk ka një model që mund të jetë për të gjithë, nuk ka një model që mund të merret nga një qytet në tjetrin, por unë besoj se ne mund të mësojmë nga njëri tjetri. Shumë politikanë që takuam këtu thanë se duan një përfshirje më të madhe të qytetarëve në dialog dhe në vendimmarrje.
Zoti Kristian, faleminderit për kohën tuaj.
Faleminderit juve.
Lajmi kryesor:
Ndarja e vendit në 4 rajone zhvillimore, kreu i fondacionit 'Konrad Adenauer' për Shqipërinë: Përmirësojnë shërbimet për qytetarët dhe qeverisjen lokale! Forcimi i tyre, kërkesë për integrimin në BE
SI.E./ReportTv.al