TIRANE- Një ditë pasi Kuvendi i dha dritën jeshile amnistisë penale, ministria e Drejtësisë ka nisur punën për të hartuar listën e të dënuarve apo proceduarve penalë që përfitojnë nga ky ligj. Lista do të bëhet gati gjatë këtyre ditëve që pritet dekretimi i presidentit dhe publikimi në Fletore Zyrtare me qëllim që ditën kur hyn në fuqi, (15 ditë pas publikimit të saj në Fletore Zyrtare) të burgosurit përfitues të lirohen nga burgu.
Këtë e deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Drejtësisë, Ismail Shehu për gazetarin Nertil Agalliun në Report Tv duke nënvizuar se nga ky projektligj nuk përfiton asnjë subjekt i Gjykatës së Posaçme.
'Nga të dhënat e fundit që kemi nxjerrë janë mbi 700 që do të përfitojnë nga amnistia. Do të përfitojnë dhe 1200 persona të tjerë ulje dënimi. Për tu sqaruar është se asnjë person që ka qenë subjekt i SPAK dhe dënuar me vendim të formës nga GJKKO apo Apeli i Posacëm nuk përfiton nga amnistia. As lirim të menjëhershëm as ulje dënimi"
Kategoria e parë janë të gjithë burrat që janë dënuar në burgim me 4 vite, dalin menjëherë, ndërsa gratë deri në 5 vjet amnistohen.
Kategoria e dytë ka të bëjë me masën e mbetur të dënimit të gjithë burrat që u ka mbetur 4 vite burg për të vuajtur amnistohen, si dhe të gjithë gratë që u kanë mbetur 5 vjet burg
Kategoria e tretë ka të bëjë me moshën maksimale të të dënuarit në momentin kur ky ligj hyn në fuqi. Konkretisht të gjithë burrat që në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit janë baraz ose mbi 60 vjeç amnistohen Dhe të gjitha gratë baraz ose mbi 50 vjeç amnistohen.
Kategoria e katërt: Personat e dënuar me burgim që në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë baraz ose nën moshën 18 vjeç amnistohen
Kategoria e pestë, e cila u propozua nga opozita dhe u miratua në parlament janë protestuesit.Janë të gjithë subjektet që kanë marrë pjesë në grumbullime apo manifestime deri më 31 mars 2024 dhe kanë kryer disa vepra të specifikuara si shkatërrim i pronës,shkatërrim i pronës me zjarr dhe kundërshtim i policisë do të jenë subjekte të amnistisë
Sa i takon protestuesve pjesa më e madhe janë në ndjekje penale dhe për ta do u pushohet hetimi e gjykimi.
Pjesa më e madhe e këtyre janë ata që aktualisht janë në ndjekje penale dhe me hyrjen në fuqi të ligjit do të amnistohen. Pra nuk do të vijojë më hetimi penal e nuk do të dënohen. Ndërsa nga ato që janë të dënuar shifra prej 700 - 720 të dënuar përfshin dhe ato që ne i konsiderojmë protestues' tha Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Drejtësisë, Ismail Shehu
I njëjti parim do të ndiqet edhe për ata që po kryejnë shërbimin e provës, ndërkohë pjesa më e madhe në total e të amnistuarve janë meshkuj me rreth 95%.
'Edhe shërbime prove i njëjti parim. Nëse dënimi ka qenë deri në 4 apo 5 vite dhe është konvertuar në shërbim prove, ose një pjesë të dënimit e kanë kaluar në shërbim prove edhe ato do të përfitojnë. Ka një numër të madh të dënuarish që përfitojnë.
Tani pr/ligji i amnistisë penale do të kalojë tek presidenti për tu dekretuar dhe publikuar në fletore zyrtare për të hyrë më pas në fuqi 15 ditë më pas.
“Ne llogarisim dhe afatin kur pr/ligji të dekretohet nga presidenti, të botohet në fletore zyrtare e kalojë 15 ditë. Ministria e Drejtësisë bashkë me Drejtorinë e Burgjeve po përgatit listat e personave që përfitojnë nga amnistia në mënyrë që në momentin që hyn në fuqi ky ligj kush përfiton nga amnistia atë ditë të lirohet' tha Shehu.
Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Drejtësisë pranon se numri i grave është relaitivisht i vogël por "është në proporcion me gratë e dënuara' thotë ai.
Sa gra perfitojne?
Konkretisht në IEPV tona po vuajnë dënimin gjithsej 32 gra. Për shkak të amnistisë përfitojnë 21 në total nga të cilat 9 do të lirohen menjëherë të tjerat do të përfitojnë ulje dënimi.
Sa të mitur përfitojnë?
Edhe të miturit në total janë 10 të mitur që vuajnë dënimin. Përfitojnë nga amnistia 3 nga këto 2 lirohen menjëherë. 95% e të dënuarve në IEVP-të tona janë meshkuj përfundoi Ismail Shehu.
Sa protestues do lirohen?
Sipas të dhënave nga prokuroritë e gjykatat janë 232 protestues të cilët janë në procedim penal dhe nuk është marrë vendim i formës së prerë. Këto automatikisht do të amnistohen e nuk do të vijojë më hetimi e gjykimi i tyre. Ndërsa po nxjerrim të dhënat sa protestues janë dënuar.
Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron draftin final të amnistisë penale që u votua dje me 110 vota në Kuvend.
Drafti imiratuar në parlament u miratua me disa ndryshime. Nga të dhënat e fundit janë mbi 700 persona që do të lirohen në mënyrë të menjëhershme. Ndërkohë që do të përfitojnë 1200 persona të tjerë ulje dënimi’
Ligji do të dekretohet nga presidenti, dhe hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Fletore Zyrtare.
Ministri i Drejtësisë ka theksuar se se asnjë person i dënuar nga GJKKO apo i Apeli I GJKKO nuk përfiton nga aminstia.
Ministria e Drejtësisë tashmë ka nisur të hartojë dhe listën e personave që janë përfitues të kësaj amnistie.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
Dhe keta qe kan bo vrasje perfitojn?
PërgjigjuKam pasur kenaqesine ta njoh personalisht z. Shehu. Nje djale punetor dhe mbi te gjitha respektues i ligjit. Nje nga personat me te afte profesionalisht ne administrate. Duhen me shume djem si Ismaili.
Përgjigju