Prishtinë-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Kosovën nesër pas vizitës së sotme zyrtare që do të zhvillojnë në Bosnje-Hercegovinë.
Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët e NATO-s, të cilët njoftuan se Rutte do të takohet me autoritetet më të larta të Kosovës, përfshirë presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Në kuadër të vizitës së tij, Rutte do të vizitojë KFOR-in, misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.
Në diskutimet me dy krerët e vendit, Kreu i NATO-s thuhet se do të shfrytëzojë mundësinë për të diskutuar për avancimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon, si dhe për të vlerësuar angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s për mbështetje të Kosovës.
Vizita e Ruttes vjen pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë, i cili ka sjellë një situatë të re politike. Gjatë një deklarate të mëparshme, Rutte kishte theksuar se pret formimin e një qeverie funksionale sa më shpejt të jetë e mundur dhe kishte shprehur angazhimin e NATO-s për të bashkëpunuar me çdo qeveri që do të formohet në vend.
Pritet që vizita e Rutte të ndihmojë në forcimin e marrëdhënieve mes NATO-s dhe Kosovës, si dhe të japë një mesazh të qartë për angazhimin e aleancës në mbështetje të stabilitetit dhe zhvillimit të Kosovës dhe të rajonit.
Komente
