Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Mirëpres dialogun greko-turk

22 Janar 2021, 17:00| Përditesimi: 22 Janar 2021, 17:07

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se mirëpret vazhdimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga NATO midis Turqisë dhe Greqisë për një zbutje të tensioneve në Mesdheun Lindor, thuhet në një deklaratë të NATO-s, pas takimit të Stoltenberg me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

“Mekanizmi i eliminimit të konflikteve nga NATO ka ndihmuar në uljen e tensioneve dhe krijimin e hapësirës për diskutime politike me qëllim zgjidhjen e problemeve dhe çështjeve themelore”, tha Stoltenberg.

Sipas një deklarate të NATO-s, ata diskutuan një sërë çështjesh, duke përfshirë situatën në Mesdheun Lindor, Afganistan dhe Libi.

Stoltenberg gjithashtu ka falenduruar Turqinë për kontributin e saj të rëndësishëm në operacionet e NATO-s dhe për udhëheqjen e forcave të gatishmërisë së lartë të NATO-s në 2021.

Ditën e hënë Stoltenberg do të takohet me ministrin e jashtëm grek Nikos Dendias.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?