Politikë
Top 24

Sekretari i OSBE-së: Duhet dialog mes palëve/ Cakaj: Jemi të hapur, por pa kompromis me institucionet aktuale

25 Korrik 2019, 11:07| Përditesimi: 25 Korrik 2019, 16:03

  • Share

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Thomas Greminger deklaroi gjatë një konference të përbashkët me ministrin në Detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj se OSBE inkurajon dialogun mes palëve politike për t'i dhënë fund krizë e cila dëmton institucionet.

Greminger tha se në kryesinë  e radhës së OSBE-së kërkon një Shqipëri të bashkuar, teksa e quajti atë një shans të mirë që vendi të angazhohet në BE.

"Ne pa diskutim që ndjekim nga afër zhvillimet politike në Shqipëri. Shpresojmë që ngërçi do të zgjidhet së shpejti. Besoj se zgjidhja do të gjendet brenda për brenda por ne inkurajojmë dialogun. Është e nevojshme që të gjithë aktorët të angazhohen për funksionimin e demokracisë në vend. Pjesëmarrja në institucionet demokratike është e vetmja rrugë zhvillimi. OSBE është e gatshme për të ofruar mbështetje por asnjë zgjidhje nuk mund të jetë e qëndrueshme nëse nuk përfshihen të gjithë aktorët.

Faleminderit pë interesin e paraqitur. Kam ardhur për përgatitjet e kryesis së radhës së OSBE e cila në 2020 i takon Shqipërisë. Dua të falenderoj atë që ka krijuar tonin e duhur. Më vonë gjatë ditës do te takohem me Ramën dhe Metën. Kryesia e OSBE-së nuk është një përpjekje e vogël. nuk është vetëm një sipërmarrje diplomatike por duhet të mbështetet nga i gjithë shteti shqiptar. Nuk ka dyshime që Shqipëria mund t'ia kalojë me sukses. Do jetë edhe një ushtrim frymëzues dhe besoj se do përmirësojë profilin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Nga ana tjetër është shans për komunitetin e OSBE për t'u mbështetur tek perspektiva e Shqipërisë për t'u përmirësuar. Kryesimi i mirë i OSBE do jetë një rol i veçantë për pranimin e Shqipërisë në BE. Shqipëria duhet të tregojë rolin e vet. Kryesimi i një organizate kërkon një Shqipëri të bashkuar. Shqipëria duhet të mbështetet nga sekretariati i OSBE-së. Jemi në një angazhim të përbashkët që kryesia e OSBE në 2020 të jetë e suksesshme", tha Greminger.

Në fjalën e tij ministri Cakaj tha se mazhoranca mbetet e hapur për dialog si me opozitën parlamentare dhe atë jo parlamentare por kjo nënkupton kompromis me institucionet aktuale.

"Ne do të angazhohemi për të promovuar mirëqeverisjën dhe do të adresojmë përpjekjet e përbashkëta të të gjithë vendeve pjesëmarrëse për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Rinia të mos trajtohet më thjesht si një gjeneratë që vjen por që ka nevojë për forcimin e rolit të saj. Shqipëria është sot pranë momentin historik për të marrë miratimin për negociatat. Po punohet në tre dimensione, politik ku kemi prezantuar priroritetet, financiar ku Shqipëria tashmë ka ndarë buxhetin e veçantë për të përballuar të gjitha sfidat. Dhe së treti në aspektin organizativ. Nga shtatori e tutje Shqipëria do të përformojë me kapacitet të plotë. Me sekretarin e OSBE kemi hartuar një paketë për t'i shërbyer të ardhmes.

Mbesim të hapur për dialog dhe jemi të gatshëm të nisim menjëherë punën me të gjitha partitë politike si me ato që janë në parlament dhe ato që kanë dalë në rrugë. Ne duhet të përbashkojmë përpjekjet në përputhje me reformën elektorale por kjo nuk nënkupton kompromis me institucionet aktuale", tha Cakaj.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?