Politikë

Sekretari i veteranëve të luftës në Kosovë i përgjigjet Metës: Mos krahaso luftën e UÇK-së për liri, me atë për pushtet

14 Prill 2021, 11:29| Përditesimi: 14 Prill 2021, 12:36

  • Share

Pas deklaratës së presidentit Ilir Meta se ”Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit nëse është nevoja për ta mbrojtur Shqipërinë”, ka reaguar Sekretari i Organizatës për Veteranët e Luftës së UÇK-së Faton Klinaku.

Përmes një postimi në Facebook, Klinaku e ka quajtur këtë një gafë të madhe të presidentit dhe të rrezikshme.

“Meta: “Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit nëse është nevoja për ta mbrojtur Shqipërinë”. Përveçse është huqje e madhe kjo e Presidentit, sepse krahason luftën e tij për pushtet me atë të Familjes Jashari, është edhe e rrezikshme”, ka shkruar Klinaku.

Retorika politike e presidentit Ilir Meta për zgjedhjet e 25 Prillit dhe krahasimi i situatës politike në vend me luftën për liri në Kosovë, ka habitur opinionin publik ngado.

Ditën e djeshme presidenti i dha deklaratat e tij gjatë një intervistë në ONE TV u shpreh

“Ka dy institucione qe nuk tunden, populli dhe Presidenti i Republikës. Ilir Meta para Shqipërisë nuk pyet as për fëmijët e tij. Edhe fëmijët e Ilir Metës të shuhen si fëmijët e Adem Jasharit, po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë,“-tha Meta.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?