Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

Bota

Sekretari Rutte thirrje vendeve të NATO-s: Rritja e buxhetit dhe e prodhimit të mbrojtjes, të nevojshme për sigurinë e Evropës!

8 Mars, 18:07| Përditesimi: 8 Mars, 18:12

  • Share

Rritja e buxheteve evropiane të mbrojtjes si edhe ajo e prodhimit nga industritë e pajisjeve ushtarake, janë të nevojshme për të sigurinë e Evropës, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në një intervistë për një gazetë gjermane.

“Duhet të shpenzojmë më shumë për sigurinë tonë", i tha zoti Rutte gazetës gjermane të së dielës Welt am Sonntag . "Por ne gjithashtu duhet të rrisim me shpejtësi prodhimin e mbrojtjes në të dy anët e Atlantikut...për një kohë të gjatë, ne kemi prodhuar shumë pak."

NATO-ja përfshin pjesën më të madhe të Evropës, si edhe Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë. Zoti Rutte tha se duhen municione, anije, tanke, avionë, por edhe satelitë dhe dronë.

Vendet evropiane po ndërmarrim hapa për të rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën, pasi Presidenti amerikan Donald Trump pezulloi ndihmën ushtarake të SHBA-së për Kievin dhe ngriti dyshime për angazhimin e Uashingtonit ndaj aleatëve evropianë.

Ai ka bërë thirrje vazhdimisht që vendet evropiane të kontribuojnë më shumë për mbrojtjen e kontinentit të tyre.

Udhëheqësit e BE-së mbajtën një takim të nivelit të lartë të enjten lidhur me sigurinë e kontinentit, ku diskutuan për zgjerimin e shpenzimeve të mbrojtjes, përtej kufijve të rreptë të buxhetit për sektorë të tjerë.

Zoti Rutte tha se është takuar me shumë krerë të kompanive prodhuese të mbrojtjes dhe u ka kërkuar atyre t'i përgjigjen kërkesës më të madhe. /VOA/

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • QYTETARI: 08/03/2025 19:02

    NE SHQIPTARËT KEMI NJË THËNIE:-NUK MBAHET SHTËPIA ME MIELL HUA. KJO PUNA E INVESTIMET NË LIGJ PËR :1 SHËRBIM TË DETYRUSHËM USHTARAK,2 PËR MODERNIZIM TË ARMATIMIT E TEKNIKËS LUFTARAKE,3 TË MOS HEDHIN POSHTË ASNJË FISHEK NGA ATA TË TË SHKUARËS.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?