Noka në Kuvend

U përplas me gardistin, Flamur Noka përjashtohet me 30 ditë! Jashtë Kuvendit dhe Korreshi e Nallbati

6 Mars, 13:34| Përditesimi: 6 Mars, 13:54

  • Share

Sekretariati i Etikës në Kuvend vendosi ditën e sotme përjashtimin e tre deputetëve të Rithemelimit nga seanca plenare. Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi pezullohen përkohësisht nga seancat pas kaosit të shkaktuar në seancën e fundit plenare ditën e hënë, e cila zgjati vetëm 7 minuta.

Pezullimi më i rëndë u dha për deputetin Noka me 30 ditë, pasi në një moment ai shtyu me grusht punonjësin e gardës teksa nuk la të fliste nga vendi deputetin e PS-së, Vullnet Sinajn duke i vendosur zhurmues tek mikrofoni. Gjithashtu për kaosin u përjashtua me 20 ditë deputeti Bledjon Nallbati, ndërsa Saimir Korreshi përjashtohet për 5 ditë.

Kërkesën për përjashtimin e deputetëve të Rithemelimit e bënë deputetët e Partisë Socialiste, të cilët kërkuan që të merret masë disiplinore ndaj tyre.

Dënimin më të rëndë nga rradhët e Rithemelimit e mban deputeti Edi Paloka pasi disa seanca më parë dogji rregulloren e Kuvendit, teksa ishte përpara foltores.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • agim: 06/03/2024 14:20

    Me plot goje duhet te themi parlament muti.Cfar jane keto masa !!!!! Duhet marre policine e me i terheq svarre ne burge keto plehra.Nje fshatar shet dz vese shkojne 7 polic,keta rrahin gardistet,vene zjarr ne kuvende e denohen me 5 apo 15 dite,bile as pagat nuk jua mbani,shpendane parlamentin mbasi smundi te drejtoni.

    Përgjigju
  • asolingo: 06/03/2024 13:45

    Beni nje kafaz per keta specie te veçanta(nuk mund tu thuash kafshe se kafsha zbutet,degjo ) u vini maske metalike dhe i lini ne sarajet e tyre pra ne shpelle.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?