Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku kur ka firmosur marrëveshjen me kompaninë italiane

Sekretariati i Komunitetit të Transportit vlerëson nënshkrimin e kontratës për rehabilitimin e hekurudhës Tiranës-Durrës

5 Shkurt 2021, 18:23| Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 18:27

  • Share

Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit ka vlerësuar nënshkrimin e marrëveshjes, e cila i hap rrugë nisjes së punimeve për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e segmentit të ri në drejtim të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Përmes një postimi në Twitter, Sekretariati e cilëson marrëveshjen si një hap konkret në rehabilitimin e linjës hekurudhore, teksa uron ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për nënshkrimin e kontratës me kompaninë e cila do të realizojë punimet.

“Ballkani Perëndimor, hapa konkretë në rehabilitimin e linjës hekurudhore në Shqipëri, drejt kufirit me Malin e Zi. Flagship 3, i Planit ekonomik dhe i investimeve për Ballkanin Perëndimor. Urime Belinda Ballukut për nënshkrimin e kontratës me kompaninë italiane INC SPA për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës”, thuhet në postimin e Sekretariatit.

Pak ditë më parë, në Tiranë, u nënshkrua marrëveshja ndërmjet Hekurudhës Shqiptare dhe kompanisë italiane INC SPA, e cila kishte fituar garën ndërkombëtare dhe që tashmë do të nisë nga puna për rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e segmentit të ri në drejtim të Aeroportit të Rinasit.

Ky projekt, me një vlerë totale rreth 90.45 milionë Euro do të ndikojë në cilësinë e lëvizjes së qytetarëve midis dy qyteteve më të mëdha të Shqipërisë dhe parashikon lëvizjen me tren në një shpejtësi deri në 100 km/orë, duke zvogëluar distancën midis Tiranës dhe Durrësit në gati 22 minuta dhe nga Tirana në aeroportin e Rinasit në 12 minuta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?