Zgjedhjet vendore, sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së mbërrin nesër në Tiranë, pritet të takohet me Begajn, Ramën e Xhaçkën

23 Mars 2023, 14:18| Përditesimi: 23 Mars 2023, 14:20

  • Share

Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Maria Schmid do të udhëtojë në Tiranë nesër për takime me zyrtarë të nivelit të lartë, parlamentarë, staf të OSBE-së dhe aktorë të tjerë në Shqipëri.

Sekretarja e Përgjithshme do të takohet me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, ministren e Evropës dhe Punëve të Jashtme Olta Xhaçka dhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.

Ajo do të ketë gjithashtu një shkëmbim me deputetë të asamblesë parlamentare të Shqipërisë, përfshirë përfaqësues të Aleancës së Grave Parlamentare, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ajo do të zhvillojë gjithashtu takime me kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Guido De Sanctis dhe ekipin e tij.

Ndërkohë nenë orën 11:20, Sekretari i Përgjithshëm Schmid dhe Ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme Xhaçka do të zhvillojnë një konferencë personalisht për shtyp në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?