Ronela Hajati

‘Sekretet’ e dështimit të Ronelës dhe pikët që nuk mori Shqipëria për në finale e madh të ‘Eurovisionit’! Ja shtetet që vlerësuan performancën

15 Maj 2022, 12:31| Përditesimi: 15 Maj 2022, 12:37

  • Share

Nuk është më një “sekret” që Shqipëria nuk arriti të kualifikohej në finalen e madhe të “Eurovisionit”. “Fajin e kishte ndriçimi”, “Veshja ishte e papërshtatshme”, “Na mori mend me flokët”, këto dhe shumë të tjera ishin disa prej komenteve më të dëgjuara për performancën e këngëtares shqiptare në skenën e festivalit.

Por...le të shohim sa pikë ka marrë kënga nga juria dhe shtetet e tjera. Plot 58! 58 pikë nga 103 që mori Islanda, shteti i fundit që u kualifikua në finale. Diferenca është e madhe, nuk ka dyshim.

Në tabelën e mëposhtme do të gjeni pikët që mori Shqipëria për performancën e saj në gjysmë finalen e parë.

Siç shihet nga tabela i vetmi vend që e vlerësoi maksimalisht me 12 pikë, ishte Greqia.

Ronela Hajati me këngën “Sekret” është renditur në vendin e 12-të nga 17 konkurrentë në natën e parë të Eurovision, duke mos arritur të dalë në finale.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/05/2022 01:40

    Edhe ato pike qe mori,kane qene pike meshire.Per te ardhur keq eshte qe Ronela s'e pranon deshtimin e saj EPIK dhe guxon e tallet e ironizon komentuesit qe e kritikojne vetem per disa /like/qe merr.Ronela ke per t'u kthyer ndonje here ne Toke,apo gjithmone do te fluturosh me iluzione????

    Përgjigju
  • luani: 15/05/2022 13:37

    Nuk kendohet duke e mbajtur me dore por kjo nuk ka faj sepse fajin e ka juria e rtsh qe i dhane kesaj idjote cmimin e pare duke mare mendjen idjote te shpellarit Agim Doci qe privoi Alban Ramosajn me ate kenge te shkelqyer prandaj rtsh le te mbledhi perseri ne juri njerez te rjedhur si ky idjoti Doc, Doci...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?