Terapistja Megi Kociaj: Ja gabimet që bëjnë sot nënat me fëmijët e vegjël

25 Maj, 13:27| Përditesimi: 25 Maj, 23:09

  • Share

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Megi Kociaj, neuroshkencëtare dhe terapiste.”Neuroshkenca është një fushë e mjekësisë dhe më shumë është e ngjashme me mjekësinë sesa me neurologjinë, ndërsa më pas zgjedh drejtimin që merr kur përfundon studimet” tha Megi në fillim të bisedës.

Që kur lindim sipas saj, ne kemi me veta materialin gjenetik të prindërve, pra nuk jemi boshë dhe më pas mjedisi na tregon për gjenet që do zhvillojmë apo që do të fikim.

“Fëmijët kanë nevojë të atashohen dhe të jenë origjinal” shtoi Megi, ndërsa nënvizioi se testi i vërtetë për të testuar dijet e saj ishe periudha kur u kthye në Shqipëri, kohë kur nisi pandemia.Ajo që Megi ka vënë re është se vëmendja e prindërve shqiptar është shumë e madhe, duke mos i krijuar liri fëmijëve, ndryshe nga prindërit jashtë.

“Marrëdhëniet familjare në Shqipëri janë shumë problematike dhe këtë ne e shohim tek brezat që po rriten, pasi duhet t’i mësojmë fëmijët tanë me konceptin e identitetit, pasi shumë të rinj sot nuk e dinës kush janë” Shtoi Megi, duke theksuar se është shumë e rëndësishme që shoqëria jonë te jetë e sinqertë. Në fund Megi theksoi rëndësinë e të komunikuar korrekt me fëmijën, për të patur një individ social të përgjegjshëm për kur të rritet nesër.

Ora 23:06
Nerta Tushe: Zonja, kujdes me përdorimin e  produkteve të kozmetikës, ja çfarë duhet të keni parasysh

 

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Nerta Tushe, biologe e specializuar në fushën e kozmetikës.Sipas saj, tani që është verë dhe përdoren produkte kozmetike për lëkurën, shumica e konsumatorëve nuk i lexojnë etiketat dhe bëjnë gjithashtu produkte të lira.”

Njerëzit bëjnë zgjedhje ekonomike produktesh, jo zgjedhje të mira në cilësi” tha ajo në fillim të bisedës.

Zonjat duhet të tregojnë kujdes për lëkurën e buzëve kur blejnë produkte kozmetike pasi mund të dëmtojnë lëkurën e tyre dhe të kenë probleme.”

Duhet treguar kujdes me buzëkuqe, apo me skin-care, por një rëndësi të veçantë merr sasia e përdorimit, pasi nëse përdoren në mënyrë të moderuar mund të mbahen në kontroll efektet” tha specialistja, duke shtuar se duhet patur kujdes të shihet % e konservantëve dhe përdorimi, pasi lëkura është shumë delikate dhe në kohë të gjatë përdorimi dëmtohet pakthim.”80% e produkteve në treg kanë % të lartë konservantësh dhe për pasojë, mund të krijojnë efekte të padëshiruara” theksoi ajo në fund të bisedës, ndaj duhet treguar kujdes.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?