‘Sekreti’ që largon stresin! I riu në Kukës e ka zbuluar që 9 vjeç

16 Maj, 17:34| Përditesimi: 16 Maj, 17:49

  • Share

Prej 10 vitesh Nevajet Palinci, përveç punëve në fshat, i është përkushtuar hipizmit. Një sport që kërkon vullnet, dëshirë dhe përkujdesje të jashtëzakonshme. 19-vjeçari asnjëherë nuk e humbet mundësinë për të garuar me kuaj, teksa në zonën e Gorës ky sport është mjaft i përhapur.

“Për herë të parë kur kam hipur në kalë kam qenë 9-vjeç 10 maksimumi. E kam qef të vrapoj me kuaj, në zemër, në gjak, që të merrem me kuajt”, tregon ai.

Emri i kalit me të cilin garon quhet Zogi, por megjithatë ai nuk është i vetmi për të cilin kujdeset, pasi kuajt janë pasioni që e shoqëron nga mëngjesi në darkë.

 “Duhet të çohesh në orën 6 të mëngjesit që të kujdesesh për kalin. Ta ushqesh, në drekë në darkë, por edhe pas darke. Me e nxjerr që të pijë ujë dy herë dhe të merresh me të në stërvitje. Kjo punë duhet përsëritur çdo ditë”, na rrëfen.

Në fshatin e Gorës në Kukës Nevajet Palinci nuk është i vetmi që zhvillon pasionin për hipizmit, ndërsa sipas të riut ka një arsye se përse ai është i lidhur kaq shumë pas kuajve.

 “Adrenalinë është kur vapron. Të largon streset e të gjithë të këqijat e tjera. Shkoj në zero sërish”, thotë Nevajet Palinci.

Në Gorë hipizmi është një sport tradicional, që zhvillohet sa herë në fshat ka dasma. Megjithatë nuk është i vetmi, pasi e njëjta gjë ndodh edhe në Novosej, Shishtavec dhe Borje.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • roja: 30/05/2024 01:57

    MBILL PEME TE LARGOSH STRESIN,,E KENI LENE VENDIN DJERRE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?