Numrat e parë të Shqiptarja.com në një panair të 2011

Sekreti, sot 12 vjeçar, i Shqiptarja.com

4 Nëntor 2023, 12:01| Përditesimi: 4 Nëntor 2023, 12:14

  • Share

Miqtë e thërrasin Shqiptarja, armiqtë e etiketojnë me emra të pakëndshëm, ndërsa qindra mijëra lexues shqiptarë kudo në botë, me miliona lexime faqesh në ditë, thjeshtë e klikojnë: www.shqiptarja.com. Si sot e 12 vite më parë, në të largëtin 4 nëntor 2011, Shqiptarja.com lindi vetëm si një dëshirë e madhe, e pakontrollueshme, madje e pavetëdijshme për të vazhduar dhe për të thënë të vërtetën.

Shqiptarja lindi atëherë kur nuk mund të lindte. Lindi kur Carlo Bollinos dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë iu ishte ndaluar të bënin gazetarët, duke iu marrë nga duart atë grup editorial, unikal, plot pasion dhe vullnet për të thënë të vërtetën, që kishin ndërtuar që në fillimet e viteve ’90, pa qenë pronar. Pronarët ishin disa italianë që as nuk e kishin idenë e rëndësisë mediatike që ishte formuar në Shqipëri pas një nisme në fillimet e viteve ‘90. Dhe sapo e kuptuan, e shitën lehtësisht si spekulantë të zakonshëm mallrash, të joshur nga oferta financiare nga biznesmenë të lidhur me pushtetin e Sali Berishës.

Carlo Bollino, pas zbulimit të madh të 21 janarit 2011 dhe kurajos për të transmetuar pamjet që tregonin përgjegjësinë e Gardës berishane (që dikush i kishte “harruar” në xhep pa i transmetuar deri vonë në mbrëmje), u dënua dhe privua të ushtronte profesionin e gazetarit në Shqipëri.

Por me lindjen e Shqiptares, jeta tregon se në të vërtetë pak gjëra kemi në dorë, dhe jo të gjitha gjërat i ka në dorë edhe kush mban pushtetin, madje, shumë realitete krijohen dhe rikrijohen në hapsira dhe në kohë që ne nuk mund t’i kontrollojmë dot, madje dikush, na jep një forcë dhe na favorizon rrethana të tilla që ne të vazhdojmë në misionin tonë, edhe pa dashur, edhe në momentin që dëshirojmë të dorëzohemi për ta bërë.

Shqiptarja.com me 4 nëntor 2011 erdhi në treg për të vazhduar betejën më të rëndësishme që e priste: “Të vërtetat, për t’i thënë jo gënjeshtrave të qeverisë dhe të politikanëve”, siç e shkruante në hapjen e saj, i kthjelltëti Rexhep Qosja.

Në 12 vitet e para të jetës së saj, Shqiptarja nuk duket një media dosido. Janë të panumërta shkrimet, denoncimet, investigimet sidomos për Drejtësinë. Gjyqtarët e korruptuar të vendit më të varfër të Europës, të cilët pas paradave me xhevahirë, çanta, ora floriri, veshje luksi, duhej të nisnin t’i fshihnin nëse shihnin gazetarët e Shqiptares që jo vetëm i fotografonin, por vazhdonin të ishin të vetmit që ua numëronin deklaratat e pasurisë. Pastaj bëmat e Berishës në pushtet, i njohim të gjithë.

Dalja e Shqiptarja.com në treg në Shqipërinë e vitit 2011, po, ishte fryma dhe këmbëngulja e gazetarit italo-shqiptar Calo Bollino, por edhe e një grupi kolegësh të tij të ndershëm e plot guxim, që refuzuan ofertat tunduese të pushtetit dhe vijuan profesionin në pozicionin e vështirë të opozitarëve të një antiShteti.  Opozitarë, jo si rrjeshtim partiak, por si idealistët që luftojnë lirisht për ato ide apo për personat që besojnë se janë më të vlefshëm për një Shqipëri më të mirë.  

Prandoj edhe sot, në 12 vite Shqiptarja.com, janë shumica e shqiptarëve kudo ndodhen në botë që e mbajnë këtë media gjallë dhe plot vullnet, edhe pse vështirësitë vazhdojnë të jenë të mëdha, edhe pse armiqtë e ëndërrojnë të mbytur e të përmbytur, në dritë e nxjerr përherë dëshira e përbashkët për të drejtën dhe të vërtetën. Ky është sekreti, sot 12 vjeçar, i Shqiptarja.com.

a.m.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/11/2023 01:42

    Edhe une e ndjek rregullisht sepse ka integritet te larte./SHQIPTARJA/= CNN shqiptar.

    Përgjigju
  • Tina: 05/11/2023 05:31

    Jetoj ne Amerike dhe shqiptarja.com eshte nga te vetmet qe lexoj. Carlo Bollino eshte nje shqiptar i ralle. E falenderoj per perkushtimin profesional.

    Përgjigju
  • Etienne: 04/11/2023 16:35

    Bravo! Jetoj ne France dhe eshte e vetmja faqe gazete online ne shqip qe lexoj. Vazhdoni ta ndihmoni ate vend ku korrupsioni eshte nje nga mjetet me vdekjeprurese te atij vendi.

    Përgjigju
    • I pandehuri Berisha: 04/11/2023 17:57

      Bashkohem me komentin e Etienne. Jetoj tash ed prej vitesh ne Itali dhe nese dua te njihem me lajmet (ato te verteta) nga Shqiperia, hyj ne web-sitin Shqiptarja.com.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?