Ekonomi
Top 24

Sektori bankar/ Kreditimi u rrit me 37 milionë euro në muajin korrik, +4.5%

30 Gusht 2019, 07:28
  • Share

Banka e Shqipërisë raporton se, gjatë muajit korrik, kredia bankare u zgjerua me afro 4.5 miliardë lekë ose 37 milionë euro. Në total, portofoli arriti vlerën e 557 miliardë lekëve, 4.5% më shumë krahasuar me korrikun e vitit të kaluar. Rritja e kredisë ka prekur normën më të lartë të rritjes vjetore në shtatë vitet e fundit.

Një ndikim pozitiv ka dhënë, ndër të tjera, ulja graduale e efektit kredive të fshira nga bilancet. Që nga viti 2015, bankat kanë nxjerrë jashtë bilanceve mbi 55 miliardë lekë kredi të humbura. Kjo ka ndikuar në uljen e raportit të kredive me probleme, por, nga ana tjetër, ndikoi në tkurrjen e portofolit total të kredisë.

Sipas BSH, kredia për bizneset private ka arritur në 330 miliardë lekë, në rritje vjetore me 2.6%. Huadhënia për sipërmarrjet përbën rreth 60% të portofolit total të kredisë dhe ka një rol përcaktues në rritjen e kreditimit të ekonomisë shqiptare. Ndërsa kredia për segmentin e individëve vazhdon prej vitesh të ndjekë një tendencë pozitive dhe ka arritur në afro 192 miliardë lekë, me rritje vjetore me 5.4%.

Banka e Shqipërisë është optimiste se rritja e kredisë për ekonominë do të vazhdojë edhe më tej gjatë këtij viti.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?