Policia e Korçës ka vënë në pranga tre persona pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mësohet se dy prej tyre, përkatësisht A.M., dhe M.S., ishin shpallur në kërkim pasi Gjykata i ka dënuar me 3 muaj e 24 ditë burg 52-vjeçarin dhe 23-vjeçarin me 4 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, kryer në bashkëpunim..
Ndalimi i tyre është bërë në lidhje me ngjarjen e 13 shkurtit 2019 ku në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në dy mjete të tonazhit të rëndë u kapën 1074,2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Sakaq, në Ersekë është shpallur në kërkim një grua me inicialet P.K., pasi ka braktisur dy fëmijët e mitur. Ka qenë bashkëshorti i cili ka denoncuar gruan e tij.
Njoftimi i Policisë
Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasve në kërkim A. M., 52 vjeç dhe M. S., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, e ka dënuar 52-vjeçarin me 3 muaj e 24 ditë burg dhe 23-vjeçarin me 4 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, kryer në bashkëpunim.
Ndalimi i tyre u bë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 13.02.2019, ku në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në dy mjete tip kamion u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1074,2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë shpalljen në kërkim dhe filluan procedimin penal për veprën “Braktisja e fëmijëve të mitur” për shtetasen P. K., 31 vjeçe, banuese në fshatin Taç, Ersekë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj, shtetasi E. K., 37 vjeç, i cili ka deklaruar se shtetasja e mësipërme është larguar nga banesa ditën e djeshme dhe ka braktisur dy fëmijët e mitur.
Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.
Komente
