Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitri Medvedev

Sanksionet perëndimore kundër Rusisë, paralajmëron Medvedev: Arsye për shpallje lufte

27 Qershor, 22:35| Përditesimi: 27 Qershor, 22:49

  • Share

Sanksionet dhe shënjestrimi i pronave dhe aseteve rus nga perëndimi mund të shihet si një shkak ligjor i shpalljes së luftës, tha zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitri Medvedev, sipas TASS.

Këtë Medvedev e bëri me dije sot në seancën plenare të Forumit Ligjor Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.

"Vjedhja e aseteve ruse mund të cilësohet përgjithësisht si një agresion në kushte të caktuara dhe madje të konsiderohet casus belli.", tha ai duke iu referuar termit 'Casus Belli' për një ngjarje që provokon ose justifikon një luftë.

Ne do të duhet të marrim masa të vogla në përputhje me parimin e reciprocitetit”, shtoi ai.

Bashkimi Evropian miratoi më 24 qershor 2024, një pako të re të sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të luftës së saj në Ukrainë.

Kjo pako i ofron gjithashtu BE-së më shumë mjete për ta luftuar shmangien e sanksioneve.

Sanksionet përfshijnë po ashtu masa kufizuese ndaj 116 individëve dhe subjekteve të tjera për shkak të veprimeve të tyre kundër Ukrainës.

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?