Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj

Kronikë

Sekuestrimi prej SPAK i celularit të Ajola Xoxes në dhjetor, shtyhet për 20 shkurtin seanca e ankimit në GJKKO! Çështja shqyrtohet nga gjyqtari Erion Bani që la në fuqi arrestin për Veliajn

17 Shkurt, 09:31| Përditesimi: 17 Shkurt, 15:58

  • Share

TIRANË - Gjyqtari Erjon Bani, i cili la në fuqi arrestin me burg për kryebashkiakun Erion Veliaj, sotndo të shqyrtonte ankimimin e Ajola Xoxës, kundër kontrolleve nga ana e prokurorisë në banesa e biznese si dhe sekuestrimin e celularit të saj. Por kjo kërkesë u shty për tu shqyrtuar në një seancë tjetër, më 20 shkurt, me argumentin për tu dhënë kohë palëve të njihen me aktet.

Nga ana tjetër, me argumentet se SPAK nuk ka asnjë provë ndaj tij. Veliaj ka animuar masën e parë të arrestit caktuar në mungesë ndaj tij, e pritet që me zbardhjen e vendimit të 12 shkurtit të Erjon Banit, avokatët ta depozitojë në Apelin e GJKKO-së.

Ndërkohë sot, nëpërmjet një autorizimi dorëzuar drejtorisë së burgjeve Spak caktoi se përveç avokatëve, në paraburgimin e Durrësit, kryebashkiakun e Tiranës, mund ta takojnë vetëm familjarët.

G.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?