Kronikë

Sekuestrimi i eurove në Durrës/ Eksperti Hekuran Vladi: Paratë vijnë nga jashtë, i pastrojnë grupet kriminale

25 Qershor 2018, 14:19| Përditesimi: 25 Qershor 2018, 23:05

  • Share

Pas sekuestrimit të 3.4 mln euro nga policia ditën e djeshme në portin e Durrësit, eksperti i ekonomisë, Hekuran Vladi, i ftuar në studion e Report Tv deklaroi se ato para vijnë nga jashtë dhe se burimin e kanë nga organizata kriminale shqiptare, të cilat veprojnë në Europë. Eksperti Vladi theksoi se paratë janë sjellë për t’u pastruar në Shqipëri. 

Paratë që vijnë nga jashtë, 90% është nga organizata kriminale shqiptare që veprojnë në Europë. Ata i sjellin për ti pastruar në Shqipëri. Paratë shkojnë për ndërtim dhe blerje të pasurive të patundshme.

Hekuran Vladi, Ekspert Ekonomie

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?