Bota

Sekuestrimi i “Grace 1”, Irani kërcënon me hakmarrje Britaninë (VIDEO)

6 Korrik 2019, 10:16| Përditesimi: 6 Korrik 2019, 11:36

  • Share

Duke kërkuar qartazi  lirimin e menjëhershëm të çisternës “Grace 1”, e sekuestruar dy ditë më parë nga marinsat britanikë në detin e Gjibraltarit, Teherani e ka denoncuar aktin britanik si pirateri dhe ka ngritur zërin duke kërcënuar se do të hakmerret.

"Revolucioni islamik, gjatë historisë së tij 40-vjeçare, kurrë nuk ka qenë nxitës i tensioneve dhe konflikteve por dhe asnjëherë nuk ka hezituar t'u përgjigjet provokimeve. Nëse Britania nuk lë të lirë tankerin e naftës, ne do të veprojmë në të njëjtën mënyrë me çisternat britanike – shkruan në Twitter komandanti i rojes revolucionare iraniane.

Eksporti i naftës prej Iranit është konsideruar shkelje e sanksioneve të vendosura pas tensioneve mes Washingtonin, në lidhje me marrëveshjen bërthamore të nënshkruar në vitin 2015.

 

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?