Partia Demokratike e Berishës ka kërkuar që pas sekuestrimit të pasurive të Anton Gjinajt prokuroria të hetojë të gjitha tenderat që ai ka marrë nga bashkitë. Sekretarja për Transparencën dhe Luftën kundër Korrupsioni, Ledina Mandia, tha se ai ishte i parapëlqyeri i bashkive socialiste.
“SPAK ka sekuestruar pasuritë e shtetasit Anton Gjinaj, me dyshimin se vjen nga aktivitete kriminale në Shqipëri dhe Spanjë. Anton Gjinaj është vetëm njëri prej emrave të përdorur nga i akuzuari: Kjo, në rrathët koncentrikë të së keqes, ku i bën punët qeveria e Edi Ramës, nuk bën përshtypje.
I njohuri si Anton Gjinaj, Pashuk Gjini apo Pashk Rrapi, nuk është një i dyshuar për narkotrafik dosido. Ai, si shumë të dyshuar apo të provuar të tjerë, është ‘djalë për shpirt’ i pushtetit dhe bashkive socialiste të Edi Ramës. Nga një hulumtim i zyrës së anti-korrupsionit të Partisë Demokratike, na rezulton se firma e këtij individi, “Alessio 2014” ka marrë miliona euro në tendera dhe kontrata.
Ai është sidomos i parapëlqyeri i bashkive socialiste, të njohura si gjeneratorë aferash të dyshimta, dhe të provuara në vjedhje seriale. Bashkia Tiranë, bashkia Krujë, Bashkia Durrës dhe bashkia Lezhë, në 13 raste i kanë ofruar punë publike “Alessio 2014” dhe pronarit të saj Gjinaj, i dyshuar gjerësisht, edhe para urdhrit të SPAK, për pëfshirje në aktivitete të paligjshme.
Që nga ndërtimi i varrezave, asfaltimi i rrugëve, shembja e shtëpive të tërmetit, ndërtimi i qendrave komunitare, e me radhë, firma e Antonit me tre emra ka qenë e zgjedhura e të ngjashmëve të tij në krye të bashkive të PS. Partia Demokratike, duke përshëndetur SPAK për sekuestron, i bën thirrje të fusë në fokus të hetimit edhe tenderat dhe kontratat e Anton Gjinajt. Hetimi i aktivitetit të paligjshëm të narkotrafikut është vetëm njëra anë e historisë së këtij individi. Aksesi në zyrat e shtetit, miliona euro të lëvruara në favor të firmës së tij, duhet të ngrenë, gjithashtu, dyshime dhe padi. Me këtë martesë të padenjë të shtetit dhe krimit, Shqipëria është në rrezik”, tha Mandija.
3 pasuri mes tyre, 6 biznese, truall toke, apartamente dhe makina janë sekuestruar nga SPAK, të cilat ishin në pronësi të biznesmenit me 2 emra, Anton Gjinaj (Pashuk Gjinaj), lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, i cili rezulton i dënuar në Spanjë në vitin 2010, me 8 vite burg e 9 muaj, për trafikimin e 50 kg heroine. Anton Gjinaj u arrestua në prill të vitit 2021 në Malin e Zi nga Interpol, ndërsa rezulton të jetë pronar i kompanisë së ndërtimit "Alesio-2014", e cila tashmë është sekuestruar nga SPAK, në aktivitetin e së cilës janë një numër i konsiderueshëm biznesesh që operojnë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës, Kavajë e më gjerë.
Anton Gjinaj (Pashuk Gjinaj) aktualisht po vuan dënimin në burgun e Reçit në Shkodër, pasi është sjellë nga Spanja vetëm dy muaj më parë. Biznesmeni Anton Gjinaj është ndjekur nga DEA amerikane për drogën në Spanjë, e cila i ka sjellë provat autoriteteve shqiptare.
pd duan hetuar koke e kembe se vetem hajduta ka aty
Përgjigjufilluan keto goret e foltores gam gam
PërgjigjuPo saliu vodhi sa te deshte e tani shqetesohet per popullin shqiptar
PërgjigjuPo ato krimet e juaja kur do hetohen o legena se per zullumet e saliut se ngrini zerin
Përgjigjukto te pd jane te gjithe per burg
Përgjigjupo sikur te hetoheni te gjithe te pd juve njeher
Përgjigju