Ervis Martinaj

Sekuestrimi i pasurive të Ervis Martinajt, familjarët bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë

3 Qershor 2023, 13:33| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 15:15

  • Share

Familjarët e Ervis Martinajt kanë bërë rekurs të Gjykatën e Lartë për sekuestrimin e pasurive të tyre. Dorëzues të padisë janë Mustafe Martinaj, Vasilika Martinaj, Drenica Martinaj, Erjona Martinaj, Roberta Martinaj dhe Valentino Kaco.

Familjarët kërkojnë heqjen e sekestros ndaj shoqërive ‘King Kasino’, 50% të aksioneve dhe aseteve të shoqërisë "Alba Telecommunication", shoqerisë "Mati Union", shoqërisë "Martinaj E.M" sh.p.k, shoqërisë "Real Fenix", subjektit "Drenica Martinaj PF", Subjektit "Valentino Kacorri PF", shoqerisë S.P.E Energy" sh.p.k, 21% te aksioneve dhe aseteve te shoqëria "S.P.E. Gjader", etj.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit nuk pranoi ankimimin e familjarëve të tij në më 20 mars, për sekuestrimin e 34 pasurive. Të shumëkërkuarit Martinaj, fati i të cilit është i paqartë që prej gushtit të vitit të kaluar, i janë sekuestruar 34 pasuri më 15 shkurt. Pjesa më e madhe e tyre ishte vënë  në emër të prindërve, motrave dhe gruas.

Kujtojmë se 34 pasuri të ‘mbretit të kumarit’ Ervis Martinaj janë vënë nën sekuestro pas vendimit të GJKKO. Policia dhe SPAK kanë ekzekutuar vendimin për sekuestrimin e 34 pasurive të Martinaj dhe familjarëve të tij, pasi dyshohen se janë vënë përmes veprimtarisë kriminale. Kontrollet janë ushtruar në Kurbin e Fushë-Milot, aty ku janë sekuestruar edhe pjesa më e madhe e pasurive, pasi kjo është edhe zona e cila kontrollohej nga Martinaj dhe ‘ushtarët’ e tij. Hetimi po vijon për të vërtetuar nëse Martinaj ka pasuri të fshehura apo të regjistruara në emra të miqve të tij. Vendimi, i siguruar eksklusivisht nga Shqiptarja.com, është firmosur nga gjyqtari Erjon Bani më 21 janar, por ekzekutimi është bërë sot (15 shkurt). Vlera e pasurive të sekuestruara llogaritet disa milionë euro.

Ndër pasuritë e sekuestruara janë disa biznese në emër të Martinajt, disa në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër më e madhe janë në emër të prindërve Mustafa dhe Vasilika, motrave Erjona dhe Drenica, si edhe në emër të bashkëshortes së tij Roberta Martinaj. Disa pasuri janë në emër të bashkëpunëtorëve të Martinajt apo familjarëve të tyre, siç është rasti i Bisere Hato, mamaja e njërit prej miqve të Ervis Martinaj Eljon Hato, i cili mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal "Monopol" në 'Ish Bllok' ku u vra Fabiol Gaxha.

Shqiptarja.com ka siguruar ekskluzivisht edhe vendimin e GJKKO, për pranimin e sekuestros së pasurive Martianjt, i cili rezulton i zhdukur prej më shumë se 6 muajsh. Sekuestrimi i këtyre pasurive vjen në kuadër të hetimeve të dosjes ‘Plumbi i Artë’, në të cilin Martinaj përmendet nga i penduari drejtësisë Nuredin Dumani se ka qenë gati të paguajë 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles. Në vendimin e GJKKO që siguroi Shqiptarja.com thuhet se përpjekja për vrasjen e Dokles nuk ka mbetur vetë në kuadër të dëshmisë së Dumanit, por SPAK ka arritur të mbledhë fakte për të pasur dyshime që Martianj ka pasur qëllim vrasjen e Dokles.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sss: 04/06/2023 10:53

    Si shkoi historia e ketij, gjynah. Ca tu desht more djal me lek e me familje me u marr me kriminela e vajza ekrani. Keq per ty por dhe per gruan e shkrete e femijet qe do i ngelet pas gjithmone historia e zhdukjes me missin.

    Përgjigju
  • Lura: 04/06/2023 01:56

    Vellezerit Kacorri dhe familja Martini nuk meritojne asnje sekuestro se i kane bo leket pa i rene ne qafe askujt, madje kane edhe ndihmuar.

    Përgjigju
  • Bobi: 03/06/2023 17:34

    Skan ca ti bejn i ka punu familja qe ne vitet 90

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?