Nora Malaj

Sekuestrimi i pronave nga SPAK/ LSI si PD-ja mbron gazetarët: Kush godet fjalën e lirë i hap rrugën diktaturës...asnjë fjalë për Ylli Ndroqin

4 Gusht 2020, 18:05| Përditesimi: 4 Gusht 2020, 18:08

  • Share

TIRANË- Një ditë pas sekuestrimit të pronave të Ylli Ndroqit, LSI-ja ka reaguar nëpërmjet ish- deputetes Nora Malaj.

Njësoj si reagimi i Partisë Demokratike një ditë më parë, edhe LSI i del në mbrojtje gazetarëve dhe vetë Televizionit, por nuk thotë asnjë fjalë për pronarin e tyre, Ylli Ndroqi i akuzuar për pastrim parash e i arrestuar në Itali e Turqi për trafik heroine.

Ajo e cilëson si format banditesk, presion diktat kundër fjalës së lirë.

"Po me Orën dhe Ora Neës çfarë patët? !! Sikur të mos mjaftoj Kovidi dhe temperaturat e larta , sikur të mos mjaftojmë me zjarret masive përreth, lajmi i mësymjes së ë forcave policore dhe Renea ,në mjediset e Ora dhe Ora Neës ishte qershia mbi tortë dhe tronditi anë e mbanë terë opinionin publikë dhe i la të gjithë pa fjalë...

A mendon vallë ndokush që fjala e lirë është e drejtë themelore që mbrohet nga çdo qytetarë dhe individ , që atë e konsideron të shenjtë??!! Si mundet që një Media Kombëtare të dhunohet në kete format banditesk, duke treguar sesa larg është shteti i së drejtës në kete vend??!!

Teksa shihja pamjet e shëmtuara ne media , polici e armatosur që kishin mësyrë te Ora dhe gazetarë në trysni, ndjen se fundi i kësaj kaste mafiozes , që dhe lirinë e fjalës duan ta prangosin e dhunojnë është shumë pranë asaj revolte qytetare e popullore. Sot qytetarët dhe zëri i tyre mbrohen , duke u garantuar nga këto media , që janë pranë halleve të qytetarëve dhe tregojnë të vërtetat edhe kur ato dhembin! Ndaj kujdes me Median si Ora , të pavarura dhe që fjalën e qytetarit dhe shenjtërinë e tij e mbrojnë me profesionalizëm dhe qytetari. Larg duart nga Ora Nëes dhe Ora , se kushdo që do ushtroj presion dhe diktat , fundin e ka të dhimbshem!

Mirenjohje dhe vleresim per te gjithe gazetaret dhe gazetaret, te gjithe stafin e Ores dhe Ora Neës , qe sot punojne me profesionalizem e jane lider ne media e lire.

E verteta eshte se pema me kokrra gjithnje gjuhet. E tille është dhe Ora dhe Ora Neës. Lider e fjalës dhe lajmit të vërtetë! Kush godet fjalën e lirë, ka goditur demokracinë , për t’i hapur rrugë diktaturës! Kujdes fjala kocka nuk ka, por të vërtetën e ka armën e saj më të fortë", shkruan Malaj.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vicifoli: 05/08/2020 10:34

    Rrofte Nard Noka shpetimtarii Shqipnis medias dhe biznesit Kryminostri i duhur

    Përgjigju
  • Pelion: 04/08/2020 20:24

    Bravo Moran,mbron fjalën e lirë ,bravo moj Nora bravo,po për kë fjalë të lirë e ke fjalën,për atë që del dhe përhapet në etër nga media të ngritura mbi para të pista ,mbi para trafiku,krimi,prostitucioni,droge, kjo është fjala e lirë,jo z.nora kjo bie erë të keqe,është mbytëse e helmuar për shoqërinë e demokracinë. Z.Nora po me policinë çfar ke ,pse je tronditur kaq shumë ,kur në fakt policia nuk cënoi asnjë të drejtë gazetari apo punonjsit,por zbatoi me korrektesë ligjin,apo mos duhej të shkonte me tufa lule dhe të uronte z.sonila Meço për vlerat e saj si gazetare që veçse gazetare nuk është Në një pikë keni të drejtë ju z Nora,por nuk e thoni,që drejtësia po godet krimin,korrupsionin e trafiqet e pa ligjshme që për ju dhe lëshelinë tuaj janë oksigjeni që ju mban gjallë,dhe këtë e keni të vertetuar para gjith shqiptarve me zë e figurë,blloku i zi,me floririn e kërrabës sa që dhe kryetarin defakto shqiptarët ju a kanë pagëzuar Like Floriri,. Do ishte më dinjitoze që ju dhe partia juaj të pranonte që është pjesë e kësaj Medie të ngritur mbi para të qelbura,ashtu si dhe haletë prej floriri të maces Sasha Monika Meta që gazetarja Meço ju reklamonte shqiptarve si arritje të demokracisë dhe të mbrojtjes së të drejtave të kafshëve të llojit tuaj. Turp e faqe e zezë që kujtoni se shqiptarët janë dele e kokë pa larë sikurse i ka quajtur udhëheqsit juaj atë ditë që gazetarët jo vetëm dhunoheshin por dhe qëlloheshin me plumba për t'i vrarë ,kjo është demokracia dhe fjala e lirë që ju mbroni z. Nora.

    Përgjigju
  • Lili: 04/08/2020 20:07

    Si nuk te vjen turp moj Malaj, kjo tregon se ti nuk e don drejtesine e re,jeni mesua me kalu sa nje parti ne tjetren duke henger gjyl haram i paci ,edhe nje here turpj

    Përgjigju
  • Cubi: 04/08/2020 18:24

    Nuk eshte cudi. Ka 30 vjet qe e bejn kete pun. Fjala e lir duhet mbrojtur,por gjithmon me rregulla. Ne rastese eshte para e piset te shkoj atje ku eshte vendi ska asgje te keqe. Ne rastese se del i paster do vazhdoj edhe me Mir se me par. Kjo do jete nje prov e Mir edhe per SPAK un qe kemi vite we e presim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?