Sekuestrimi vilës në Hamallaj, Report TV siguron dosjen ankimimit: Ahmetaj me bashkëjetuesen dhe fëmijën s’kanë shtëpi, po jetojnë me qira! Vendimi i padrejtë

3 Prill 2023, 15:54| Përditesimi: 3 Prill 2023, 21:41

  • Share

1680530192_ghdgdgg.JPG

Report Tv ka siguruar dosjen e plotë të ankimimit të bërë ditën e sitmë nga ish ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj përmes të cilit kundërshtonte kontrollet e banesave, duke i konsideruar të paligjshëm dhe antikushtetues. Ahmetaj e cilëson në kundërshtim me ligjin, e ndërsa thotë se për shkak të vendosjes së sekuestros preventive, ai së bashku me partneren Erjola Hoxha dhe fëmija i mitur janë detyruar që të jetojnë në një banesë me qira, pasi nuk kanë një banesë tjetër.

Ahmetaj thotë se metoda e ndjekur për sekuestrimin është “inkuizitore”, pasi sipas tij, në 64 vendim të gjykatës, nuk është e thënë në asnjë fjali se për çfarë aktesh materiale favorizuese ka kryer ai sa i përket çështjes së inceneratorëve. Nga ana tjetër, ai tregon se blerja e shtëpisë në Hamallaj është kryer me para të deklaruara nga bashkëjetuesja e tij, Eriola, me para që kanë kaluar në rrugë bankare. Gjithashtu, sipas ish ministrit, Klodian Zoto, nuk ka kryer asnjë pagesë, e ndërsa ndalur te fakti që pse nuk është deklaruar në ILDKPI, thuhet se bashkëjetuesja e Ahmetaj nuk është zyrtare, që do duhet të deklarojë pasurinë.

Një tjetër argument, është fakti se sipas ankimuesi vendimi objekt i këtij Apelimi nuk ka respektuar jo vetëm të drejtën e pronësisë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, por ka cenuar edhe të drejtat e Erjola Hoxhës, atë të pavarësisë.


Lajmi kryesor:

SPAK sekuestroi vilat në Palasë e Hamallaj të bashkëjetueses dhe ish gruas, Arben Ahmetaj ankimon vendimin në Apelin e GJKKO! Ja argumentet (Dosja e PLOTË)


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?