Një listë e gjatë prej 31 pasurish me vlerë 20 milionë euro u sekuestruan nga Prokuroria e Tiranës në emër të biznesmenit Paulin Marku i njohur edhe si Ndue Gjergji, i vrarë në qershor të 2020 së bashku me një biznesmen tjetër nga një grup personash të maskuar me uniforma policie në qytetin e Laçit.
Organi i akuzës dorëzoi kërkesën në gjykatë me dyshimet se asetet në emër të Markut dhe të afërmve të tij janë krijuar nga vepra penale e Pastrimit të parave me të ardhura nga veprimtaria kriminale.
Procedimi penal është regjistruar në vitin 2018 dhe më pas procedimi pasuror nr 03 nga ana e Seksionit për Pastrimin e Parave pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, është grumbulluar informacion për një rast të dyshimtë për "Pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.
Paulin Marku, i njohur edhe me emrin Ndue Gjergji sipas akuzës, para vrasjes ka qenë pjesë e një grupi kriminal i cili aktivitet kryesor kishte trafikimin e lëndëve narkotike. Prokuroria thotë se ka identifikuar pasuritë e tij të cilat nuk justifikohen nga dhe dyshohet se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale që ka kryer i dyshuari.
Paulin Marku ndodhej në një lokal mbrëmjen e 30 majit 2020 bashkë me shtetasin Bujar Hasani i njohur edhe me mbiemrin Lika, kur u ekzekutuan me 5 plumba. Kamerat e sigurisë fiksuan katër autorët, të maskuar dhe të veshur si police të cilët kanë lëvizur me një makinë tip 'Golf 5'.
Keni vene rd ju qe si shum biznesmen vriten ne Shqiperi? E kur kontrollojn si I ka bo leket na del qe nuk kan vjel ullinj ne greqi ose domate ne itali. Po te kishin bere keto lloj punesh do ishin gjall akoma...ndoshta
Përgjigju