Hetim i ri për tjetërsim të pronave në bregdetin e Lezhës, dyshohet se janë falsifikuar dokumentet për 200 dynym tokë! Sekuestrohet hotel ‘Diella’

13 Dhjetor 2022, 17:16| Përditesimi: 13 Dhjetor 2022, 18:30

  • Share

Hoteli i famshëm në Ishull Lezhë ‘Trëndafili Mistik’ i njohur si ‘Te Diella’ është vënë nën sekuestro preventive pas një kërkesë të Prokurorisë së Lezhës pasi rezulton se është i regjistruar me dokumente të falsifikuara dhe i ndërtuar në një zonë të mbrojtur, e cila është tokë shtet. 

Sekuestrimi i hotelit është bërë pas nisjes së një hetimi që duket se ka zbuluar një tjetër rast të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Lezhës. Prokurori Erion Shehaj mbi bazën e një kallëzimi të bërë në vitin 2017 nga një person me emrin Ardian Mlika ka regjistruar procedimin penal për veprat penale “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Shpërdorim të detyrës” dhe ka zbuluar një skandal me tjetërsimin e tokave. 

Nga hetimi i zhvilluar ka rezultuar e provuar se punonjës të administratës shtetërore kanë favorizuar regjistrimin e pasurive të paluajtshme për disa shtetas të cilët kanë përfituar në mënyre të paligjshme prona shtetërore në zonën e bregdetit nëpërmjet përgatitjes se akteve për marrjen e tokës në pronësi shtesë dhe të falsifikuara.

Prokuroria thekson se këto prona shtetërore janë regjistruar në Kadastër me qëllim tjetërsimin tyre nëpërmjet shitjeve të njëpasnjëshme, disa prej të cilave fiktive, me qëllim humbjen e vëmendjes nga përfituesi fillestar i pronës.

Sasia e pronave që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme, është rreth 200 dynym, prona këto të gjitha në bregun detit, me vlera të larta për turizmin, bregdeti Kune Vain.

Ndër personat që dyshohet të kenë përfituar tokë, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuar, më shumë se sa u ka takuar në bazë të normës për fryme, referuar ligjit 7501 familja e Çesk Paloka, ka poseduar 2 AMTP , duke përfituar më tepër tokë me sipërfaqen prej 13 760 m2, familja e Preng Laskaj, ka poseduar 3 AMTP , duke përfituar më tepër tokë me sipërfaqen prej 27 100 m2, familja e Kol Ndue Nikolli, ka poseduar 2 AMTP , duke përfituar me tepër tokë me sipërfaqen prej 17 366 m2, familja e Preng Luka, ka poseduar 2 AMTP , duke përfituar më tepër tokë me sipërfaqen prej 21 100 m2, familja e Tom Vukaj, ka poseduar 2 AMTP , duke përfituar me tepër tokë me sipërfaqen prej 12 600 m2, familja e Lek Ndue Zefi, ka poseduar 2 AMTP , duke përfituar me tepër tokë me sipërfaqen prej 18 000 m2.

Tjetërsime i këtyre pronave është bërë nëpërmjet regjistrimit te paligjshëm të AMTP të falsifikuara, të cilat nuk shërbejnë si titull pasi pasuritë e regjistruara nuk janë të llojit “tokë bujqësore” por në regjistrat përkatës të datës 01.08.1991 figurojnë prona te llojit “pyll”, “kënetë”, “ranishte” , “kullote”, “kanal”, të gjitha pronë shtet.

Disa prej pronave të regjistruara në mënyrë të paligjshme me ligjin 7501 të vitit 1991 janë: Pasuria nr. 105/1 në ZK 1986 e llojit ranishte me sipërfaqe 8500 m2, regjistruar në emrin e Domenika Ceraj; - Pasuria nr. 105/2 në ZK 1986 e llojit ranishte me sipërfaqe 12870 m2, regjistruar në emrin e Çesk Palokaj;- Pasuria nr.105/4 në ZK 1986 e llojit ranishte me sipërfaqe 121766 m2, regjistruar në emrin e Marjan Luka;- Pasuria nr. 105/6 në ZK 1986 e llojit ranishte me sipërfaqe 21797 m2, regjistruar në emrin e Viktor Laskaj;- Pasuria nr.105/3 në ZK 1986 e llojit ranishte me sipërfaqe 21197 m2, regjistruar në emrin e Tom Nikoll Vulaj (Vata);- Pasuria nr. 105/14 në ZK 1986 e llojit ranishte me siperafqe 2000 m2, regjistruar në emrin e Tom Nikoll Vulaj (Vata);- Pasuria nr.69/7 në ZK 3351 e llojit ranishte me siperafqe 1870 m2, regjistruar në emrin e Tom Nikoll Vulaj (Vata).

Për sqarimin e rrethanave te dobishme për hetimin është pyetur shtetasi Ardian Mlika i cili sqaron se ka lindur në Lezhë por stërgjyshërit e tij kanë pasur prona bashke me gjyshërit dhe baballarët. Këto ndodhen në fshatin Ishull – Lezhe, në vendin e quajtur VAIN. Familja Mlika ka gjithsej 2500 dynym. Kjo pasuri është e vërtetuar me të gjithë dokumentet ligjore qe disponon arkiva e shtetit deri në sot, si dokument trashëgimie, dokument si zonë e mbrojtur në vitin 1940, dokumentin “Akt marrëveshjen me firmën Italiane po në vitin 1941, dokumentin e vitit 1945 ku familja “MLIKA” ja ka afruar ish pushtetit për ta përdorur me qira.

Në vitin 1946 që është shpronësuar toka nga shteti, është vërtetuar plotësisht se kjo prone i përket familjes Mlika. Me ardhjen e reformave dhe lëvizjeve demokratike në Shqipëri në vitin 1991, familja Mlika ka grumbulluar dokumentit për të vërtetuar që kjo pronë është e tyre. Kjo pronë është përfshirë në kthimin dhe kompensimin e pronave sipas ligjit 7698, dhe një pjesë e kësaj prone u është kthyer.

Me vendimin nr. 55 dt 15.04.1995 u janë njohur 1000 dy dhe kthyer 208 dy. Me vendimin nr 132 te Komisionit te Kthimit te Pronave janë njohur 329 dylym, janë kthyer 2 dylym, të cilët janë kthyer në zonën që administrohet nga policia e shtetit, në vendin e quajtur “Bilanci i Dulaxhit” ku ndodhet dy ndërtesa që ka shërbyer për policinë e shtetit dhe akoma nuk u eshët dhëne e drejta për t’i blerë atyre si pronar edhe pse shkresa ka shkuar në Polici për t’i privatizuar, por i janë dhën sipas ligjit nr 7501 shtetasit Gani Mehmet Kolecaj me dokumente të falsifikuara. Ky shtetas aktualisht posedon gjithsej 33 dylym, nga prona tyre e trashëguar. Pronat tyre ndodhen në ZK nr 1896, dhe e gjithë kjo zone kadastrale është zonë e mbrojtur.

Në prefekturë ndodhet dosja tyre sipas kërkesave që ato kanë kërkuar. Ankesat janë herë që në vitin 2010 me Prefekt z. Pal Daci, dhe sipas radhës deri me sot.

I pari Prefekt që ka vepruar për heqjen e pronës Gani Kolecaj është Pal Dajqi, i cili është ankuar në Gjykatë dhe aktualisht ndodhet në Gjykatën Administrative dhe nuk ka marrë formë të prerë. Ndër vite nga ana e Prefektit janë marrë dhe 3 (tre) vendime te tjera nga ana e Prefektit Ndrec Deda, i cili ka kërkuar fshirjen e pronave te dhëna mbi bazën e ligjit nr 7501, dhe nuk ka dijeni për rrugën që ka ndjekur prefektura për këto vendime.

në token tyre janë ndërtuar objekte si në zonën ZAJE janë 7- (shtatë ndërtime pa leje, në zonën VAIN gjithsej 10 ( dhjete ) ndërtime pa leje, si shembull mund të marrë, objektin – Diella.

Në cilësinë provës materiale është sekuestruar dokumentacioni  që ndodhet në dosjen e lejes se ndërtimit të dhënë në baze te vendimit n 30, dt 07.04.201, të Këshillit të Rregullimit te Territorit, Qarku Lezhë për ndërtimin e objektit “Godinë sherbimi 2kt  për shërbim ekoturistik, hotel restorant Diella. Nga këto akte rezulton se  kjo leje ndërtimi është dhënë në kundërshtim me ligjin pasi toka ku është ndërtuar është toke shtet dhe në zonë të mbrojtur. Nga ana e kallëzuesit Ardian Mlika është kallëzuar se në pasurinë me nr 163/3 nga ana e shtetases Diella Loshi po kryhen punime të ndryshme si mbushje, hedhje te materialeve inerte në ujërat sipërfaqësore të lagunës me qëllim për të zgjeruar aktivitetin e saj. Në këto rrethana, pasuria e paluajtshme me nr 163/11/ND, është fituar mbi bazën e një leje ndërtimi të dhënë në mënyre të kundërligjshme, pa certifikatë pronësie për truallin ku është ndërtuar dhe në zone te mbrojtur. Pasuria me 163/3 toke shtet, po shfrytëzohet në mënyre të kundërligjshme nga shtetasja Diella Loshi për të zgjeruar aktivitetin  saj. Prokuroria ka kërkuar sekuestro preventive për shkak se sipas tij këto dy pasuri  janë produkt i veprimtarisë kriminale, si dhe ka rrezik që disponimi i lirë i tyre mund të rëndojë pasojat.

Në lidhje me tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës Gjykata e Apelit në Shkodër gjeti fajtorë dhe dënoi me nga tre vjet burg ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kryetarin e Qarkut Lezhë Gjok Ndoka, të akuzuar për tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Shëngjinit. Dënime u dhanë dhe për disa ish-zyrtar të tjerë dhe përfitues të tokës, Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i

234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte. Fillimisht në këtë çështje së bashku me kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në gjykatë dosja u dërgua për 18 persona. Për tjetërsim pronash në bregdet ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kryetari i Qarkut Gjok Ndoka dhe një pjesë e mirë e të dënuarve, janë marrë të pandehur dhe nga SPAK. SPAK i akuzon ata si pjesë e një grupi të strukturuar në tjetërsimin e pronave të zbuluar pas një hetimi të nisur në vitin 2019, ndaj një grupi të narko-trafikut.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tritoli: 14/12/2022 14:19

    Si e paska harru valle Rama pa i cike tritol??? Ket prokurorin e Lezhes si duket kane me e marr partizan....

    Përgjigju
  • Tomi: 13/12/2022 18:36

    shtet bananesh tash e 32 vjet ,ndertojne ne mes te lagunes ,nja 20 vjet biznes qe gjeneron te ardhura dhe tani i ra zilja ketyre .........bananistan ...

    Përgjigju
  • Ardian Mlika Hajdut: 13/12/2022 18:05

    Kta Mlikajt dun me marr tane kneten per veti

    Përgjigju
    • Kaso: 15/12/2022 06:14

      Ate te SHIK e ka bo pazar Rama, por pas zgjedhjeve do i dale "pronari" rilindas.

    • Shkodran: 13/12/2022 19:13

      Desha te shkruaj per kete qe qe komentuar por ajo toke, bile edhe toka ku eshte SHIK ka qene e Mlikajve!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?