TIRANË- Një grup kriminal i trafikut të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë është goditur nga policia e Tiranës, ku janë sekuestruar 10 pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak
Në pranga kanë rënë 4 të rinj Blerim Krasniqi 28 vjeç, Benjami Shala 20 vjeç, Edonis Thaçi 25-vjeç Muhamed Krasniqi, 20 vjeç, të gjithë banues në Kosovë, të cilët po i sillnin armët për t’i shitur në Tiranë, në shifrat nga 1500 euro deri në 3000 euro. Të rinjtë u kapën në një vendparkim autobusësh, në Lundër, në kuadër të operacionit të koduar 'Transportuesi2'.
Dyshohet se Blerim Krasniqi, ka vënë në autobusin me drejtues Edonis Thaçin një çantë brenda së cilës u gjetën 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak. Më pas, Blerim Krasniqi, në bashkëpunim me Muhamed Krasniqin, kanë ndjekur me makinë, autobusin, gjatë gjithë itnerarit deri në mbrritjen në terminal në Tiranë.
Grupi kriminal dyshohet se prej 1 viti trafikonte armë zjarri nga Kosova drejt Shqipërisë. Prej 7 muajsh kanë qenë në përgjim nga blutë e Tiranës. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se dy kushërinjtë Blerim dhe Muhamed Krasniqi, i fusnin armët te linja e autobusëve në pronësi të Edonis Thaçit.
Ky i fundit ishte në dijeni të aktivitetit kriminal dhe bashkëpunonte me të tre personat e tjerë të arrestuar. Më herët ky grup kriminal ka sjellë armë në Shqipëri, kryesisht pistoleta, në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Korçë. Ka dyshime të forta se armët që janë sjellë në Tiranë dërgoheshin edhe në Greqi, për llogari të grupeve kriminale atje.
'Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro. Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, Edonis Thaçi, së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste.- njofton policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta, me krehra dhe municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë.
Blerim Krasniqi Muhamed Krasniqi Edonis Thaçi
Foto: Blerim Krasniqi, Muhamed Krasniqi, Edonis Thaçi dhe armët e sekuestruara
Grupi kriminal nga Kosova që u godit sot gjatë një operacioni në Tiranë dyshohet se prej 1 viti trafikonte armë zjarri nga Kosova drejt Shqipërisë. Prej 7 muajsh kanë qenë në përgjim nga blutë e Tiranës. Burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema bëjnë me dije se dy kushërinjtë Blerim dhe Muhamed Krasniqi, i fusnin armët te linja e autobusëve në pronësi të Edonis Thaçit. Ky i fundit ishte në dijeni të aktivitetit kriminal dhe bashkëpunonte me të tre personat e tjerë të arrestuar. Më herët ky grup kriminal ka sjellë armë në Shqipëri, kryesisht pistoleta, në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Korçë. Ka dyshime të forta se armët që janë sjellë në Tiranë dërgoheshin edhe në Greqi, për llogari të grupeve kriminale atje.
Policia goditi një grup kriminal të trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë që vepronte prej të paktën 1 viti. Pas hetimit dhe vënies në përgjim, agjentët kapën 4 të rinj nga Kosova te terminali i autobusëve në Lundër. Armët i sillnin me autobus në pronësi të njërit prej të arrestuarve, e ndiqnin me makinë private, dhe i merrnin pistoletat te terminali
Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi sot se bëhet fjalë për një grup kriminal të përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh.
Policia e Shtetit ka goditur përsëri një grup kriminal i përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh. Duhet të bëjmë gjithçka me më shumë angazhim, që fenomeni imëmbajtjes pa leje dhe trafikantët e armëve të luftohen nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, me vendosmëri, çdo ditë, deklaron ai në një postim në facebook.
Foto: Blerim Krasniqi, Muhamed Krasniqi dhe Edonis Thaçi
Report Tv siguron fotot e tre të arrestuarve në Tiranë si pjesë e grupit që trafikonte armë nga Kosova drejt Shqipërisë. Në foto janë Blerim Krasniqi, Muhamed Krasniqi, Edonis Thaçi.
Një grup kriminal i trafikut të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, është goditur nga policia! Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e operacionit kur ndërhyn policia për të arrestuar 4 të rinj të cilëve, ju gjetën 10 pistoleta. Siç shihet nga pamjet, në operacion ka ndërmarrë pjesë edhe një agjentje e Sektorit të Trafiqeve dhe drogës ka vënë me shpatulla pas kokë dhe ka shtrirë në tokë një trafikant.