Euro-t e sekuestruara nga policia

Kronikë
Top 24

Po i çonte me çantë në Gjermani, të riut i bllokohen 100 mijë euro në Murriqan (EMRI+FOTO)

3 Maj 2019, 14:50| Përditesimi: 3 Maj 2019, 18:23

  • Share

Gjatë kontrolleve të kryera nga policia kufitare në pikën e kalimit në Murriqan, janë sekuestruar një shumë monetare e një vlere prej 100 000 eurove të padeklaruara të cilat transportoheshin nga Adrian Qose 35-vjeç. Policia njofton se Qose po udhëtonte si pasagjer në autobusin e linjës Tiranë - Gjermani, teksa në çantën e dorës  iu gjetën dhe sekuestruan 100 mijë eurot e padeklaruara. 

Njoftimi i plotë
Policia Kufitare e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracioni, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër   dhe autoritetet doganore kanë rritur kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë që mund të zhvillohet në Pikat e Kalimit Kufitar.

Gjatë kontrolleve goditet një tjetër rast i tentativës për transferta  të paligjshme parash jashtë vendit.

Procedohet penalisht një 35 vjeçar  për mosdeklarim të të hollave në kufi, në Pikën e kalimit kufitar Muriqan,  Shkodër.

Sekuestrohen rreth  100 mijë euro. 

Shërbimet e Policisë mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas do transferonte jashtë vendin në mënyrë të paligjshme një sasi të konsiderueshme eurosh, kanë forcuar kontrollet në bashkëpunim dhe  me  autoritetet doganore.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë Adrian Qose 35-vjeç, banues në Tiranë, i cili udhëtonte si pasagjer në autobusin e linjës Tiranë - Gjermani, në çantën e dorës  policia gjeti dhe sekuestroi  një sasi e konsiderueshme eurosh  të pa deklaruara. 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179/a i Kodit Penal.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ladi: 03/05/2019 21:08

    Ishte ne dalej e mos ke frik se u sqarove

    Përgjigju
  • Mona: 03/05/2019 16:49

    Po pse nuk e cilesoni se a ishin ne hyrje apo dalje ???????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?