Park fotovoltaik, foto ilustruese

Gjirokastër/ Sekuestrohen 122 ha tokë ku do ndërtohej parku fotovoltaik në Libohovë, iu mor pronarëve me dokumente false! Arrestohet inxhinieri

30 Korrik, 13:09| Përditesimi: 31 Korrik, 12:43

  • Share

Gjirokaster- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar J. N. inxhinier në Tiranë, vlerësues pasurish i cili akuzohet se në bashkëpunim me ish kreun e Kadastrës Gjirokastër, Florian Taçi dhe ish-topografin i Kadastrës, Alban Memishaj kanë përpiluar plane rilevimi dhe raporte vlerësimi pronash me licenca të falsifikuara.

Prokuroria informon se këto licenca rezultojnë të jenë përdorur jo vetëm pranë Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Gjirokastër, (ASHK-Gjirokastër)  por edhe në Drejtoritë e Kadastrës në Tiranë.

Një nga këto plane ishte dhe përpilimi i dokumenteve që do të çonte qeverinë në firmosjen e dhënies me qira të 122 hektarë kullotë subjektit “FAETHON”, sh.p.k.” për ndërtimin e një parku fotovoltaik,në vendin e quajtur “Stojan”, Bashkia Libohovë, ndërkohë që toka kishte pronarë. 

Më 14 shkurt 2024 qeveria kishte miratuar në mbledhjen e këshillit të ministrave ndërtimin e centrailit fotovoltaik në Libohovë

Prokuroria informon se ka vënë në sekuestro preventive sipërfaqen e tokës si dhe ka ushtruar kontroll në zyrat e këtij subjekti në Tiranë dhe ka bërë sekuestrimin e dokumenteve që kanë të bëjnë me pajisjen me licensë për ndërtim parku fotovoltaik.

Në kuadër të këtij procedimi, gjithashtu, u ekzekutua vendimi i gjykatës për vendosjen nën sekuestro preventive të një sipërfaqeje 122 (njëqind e njëzet e dy) hektar kullotë, me vendndodhje në vendin e quajtur “Stojan”, Bashkia Libohovë, e cilas sipas prokurorisë është regjistruar në shkelje të ligjit nga shtetasi Florian Taçi, ish-drejtues i ASHK Gjirokastër, “me qëllim favorizimin e subjektit ““FAETHON”, sh.p.k.”, për marrjen me qira të kësaj sipërfaqeje për 98 vjet për ndërtimin e një parku fotovoltaik, duke cenuar të drejtat e pronësisë së disa shtetasve. Për këtë qëllim u ushtrua kontroll në zyrat e subjektit ““FAETHON”, sh.p.k. në qytetin e Tiranës, ku u bë e mundur sekuestrimi i dokumenteve që kanë të bëjnë me pajisjen me licensë për ndërtim parku fotovoltaik.

Prokuroria e Gjirokastrës thotë se J.N përdorte licencat e falsifikuara me emrat A. T., D. H. dhe studio “Geo-Spital”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e arrestuar më parë F.T dhe A.M. përpilonte plane rilevimi dhe raporte vlerësimi pronash duke përdorur në dhjetëra raste licencat e falsifikuara me emrat A. T., D. H. dhe studio “Geo-Spital”. Licenca që rezultojnë të jenë përdorur jo vetëm pranë ASHK-Gjirokastër, por edhe në Drejtoritë e ASHK-së në Tiranë.

Ndërkohë ish kreu i Kadastrës së Gjirokastrës Florian Taçi dhe bashkëpunëtori i tij ish-topografin i Kadastrës, Alban Memishaj u arrestuan  në shkurt të këtij viti po për akuzën mashtrim, falsifikim dokumentash në bashkëpumim.

Ora 14:02
Prokuroria sekuestroi 122 ha tokë, Kush është kompania greke që mori me qira tokën për 98 vjet për të ndërtuar parkun fotovoltaik në Libohovë

Një sipërfaqe prej 122 ha kullotë në bashkinë Libohovë që ishte marrë me qira për 98 vite, për ndërtimin e parkut fotovoltaik nga kompania Faethon është vendosur në sekuestro preventive. Prokuroria e Gjirokastrës akuzon ish kreun e kadastrës së këtij qyteti, një ish topograf dhe një inxhinier në Tiranë se përpiluan raporte vlerësimi pronash me licenca të falsifikuara.

Po kush është kompania greke “FAETHON”, sh.p.k.” 

Sipas QKB-se Rezulton të jetë e regjistruar në QKB më 12 korrik 2022. Objekt i veprimtarisë së shoqërisë është prodhimi i energjisë së rinovueshme, nëpërmjet metodës dhe teknogjisë fotovoltaike, si dhe metodave të tjera duke përfshirë prodhimin e energjisë nga uji, era etj.

Gjithashtu parashikohë që shoqëria do të kryejë aktvitetin e tregtimit të energjisë të prodhuar në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Administratorë janë shtetasit grekë:  Ioannis Tamaresis; Georgios Spyrous; Dimitrios Marras

Ndërsa pronari me 100% aksione është “Heron ii Thermoilektrikos Stathamos Viotias”

Sipas Akt themelimit te Shoqerise, “Heron ii Thermoilektrikos Stathamos Viotias” është një  shoqeri aksionere themeluar sipas ligjeve greke, e regjistruar me seli ne Athine.

Ndërkohë në Tiranë “Faethon’ rezulton me adresë Tiranë, Rruga "Murat Toptani" Qendra e Biznesit Eurocol,

Subjekti Juridik nuk ka regjistruar të dhëna në regjistrin e pronarëve përfitues (RPP) deri me datë 15.02.2024.

Sipas Ekstraktit Historik te Regjistrit te Pronarit Perfitues, depozituar në QKB date 26.08.2022, terhequr date 15.02.2024, identifikohet vetëm Drejtuesi më i lartë vendimarrës që është Georgios Peristeris, shtetas grek, i datelindjes 1957, i cili përcakton vendimet e marra nga një person juridik, nëpërmjet shoqërisë “Gek Terna” që në dokument rezulton shoqëri anonime. 

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?