Foto ilustruese

Sekuestrohen 150 mijë euro pasuri në Elbasan! Dyshohet se janë përfituar nga krimi, i përkisnin 63-vjeçarit të dënuar në Turqi për trafik droge

2 Mars 2023, 13:03| Përditesimi: 2 Mars 2023, 15:04

  • Share

Një pasuri me vlerë 150 mijë euro i është sekuestruar një 63-vjeçari në Elbasan pasi dyshohet se ka ardhur prej aktivitetit kriminal. Ai është identifikuar si Agron Metaj, i dënuar më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda Ankara, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Në kuadër të këtij procedimi pasuror, është vendosur sekuestrimi i 3 pasurive me vlerë rreth 150 000 euro, konkretisht:

-një objekt banimi me sipërfaqe 102.6 m2 dhe oborr me sipërfaqe 250 m2, në lagjen “28 nëntori”;

-një objekt shërbimi (lokal) me sipërfaqe 28.4 m2, në lagjen “Haxhias”;

-një automjet tip “Mercedes-Benz S-Class”.

Vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?