DURRËS- Dy bombola me lëndë kimike (helium) dhe një automjet (furgon), janë sekuestruar nga policia kufitare në Durrës.
Në hetim për këtë ngjarje është vënë 47-vjeçari M.M banues në Angli, pasi gjatë kontrollit në furgonin që drejtonte, janë gjetur bombola me lëndë kimike (helium).
Sekuestrimi ka ardhur pas kontrolleve për mallra kontrabandë, për të cilat kërkohet licencë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”.
Komento