Kronikë

Sekuestrohen 2 mina me telekomandë në Durrës, kapet pronari i tyre! Do i shiste për 6 mijë euro! Kush është i arrestuari që ra në kurthin e Policisë (VIDEO)

12 Tetor 2021, 18:44| Përditesimi: 12 Tetor 2021, 21:02

  • Share

DURRËS- 34 vjeçari, Paulin Deda kishte ardhur nga Miloti në Durrës për të shitur 2 mina me telekomandë kundrejt 6 mijë eurove, por ky plan i dështoi. Atij iu vunë pranga nga policia sot pasdite në lagjen nr.13, Plazh në Durrës në vendin e quajtur "Terminali i autobusëve" teksa po tentonte që t'i shiste këto mina.  Policia kishte rënë në gjurmët e të arrestuarit Paulin Deda, 34-vjeçar prej disa kohësh dhe kështu kishin mundur që të infiltrojnë një person për të blerë mina. Në momentin që agjenti kishte porositur minat dhe kishte lënë një vend takimi, uniformat blu të Durrësit i kanë vënë prangat 34-vjeçarit.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në koordinim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas po tentonte të shiste mina me telekomandë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Terminali" Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar këtë shtetas në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, në vendin e quajtur "Terminali i autobuzëve", dhe gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë të cilat ky shtetas do t'i shiste kundrejt shumës 6000 euro", thuhet ndër te tjera në njoftim.

Report Tv mëson se në pranga ka rënë 34 vjeçari, Paulin Deda banues në Milot. Deda është një emër i njohur për drejtësisë shqiptare, pasi ka qenë i dënuar më parë për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve". Ndërkohë, vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftmi i plotë i policisë
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë, duke parandaluar ngjarje të mundshme kriminale. Finalizohet operacioni policor i koduar "Terminali", i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës.

Sekuestrohen 2 mina me telekomandë të cilat do shiteshin kundrejt çmimit 6000 euro. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në koordinim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas po tentonte të shiste mina me telekomandë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Terminali".

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Paulin Deda, 34 vjeç, banues në Milot, Kurbin, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve". Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar këtë shtetas në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, në vendin e quajtur "Terminali i autobuzëve", dhe gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë të cilat ky shtetas do t'i shiste kundrejt shumës 6000 euro. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Ora 20:12
U kap duke shitur 2 mina me telekomandë për 6 mijë euro, si ra në kurthin e të infiltruarit të policisë 34-vjeçari

Report Tv ka zbardhur detaje nga arrestimi i Paulin Dedës, i cil u kap sot në tentativë për të shitur 2 mina me telekomandë. Mësohet se ai ka rënë në kurthin e Policisë, pasi një nga efektivët  ishte i infiltruar. Ai ishte hequr si blerësi i këtyre minave. Në momentin që agjenti kishte porositur minat dhe kishte lënë një vend takimi, uniformat blu të Durrësit i kanë vënë prangat 34-vjeçarit.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • rezi: 12/10/2021 20:30

    I lumtë policisë që ka arritur të evitojë ndonjë vrasje, kushedi ndaj kujt. Kuzhdo qoftë, do ishte një humbje jete ose përhapje paniku dhe terrori në interes të kushedi kujt. Por mos flini! Njerëz, si i siguroi minat ky, a ka të jtera? Duhet direkt të izolohen të tillë njerëz dhe rrjeti kriminal që kanë ndërtuar, poshtërsi që akoma nuk është zbuluar vrasja e gjyqtarit Konomi me ndonjë të tillë minë. Megjithatë unë do falenderoja punën e policisë, se nuk thuhet gjë në media kur ka rezultate.

    Përgjigju
    • @rezi: 13/10/2021 00:37

      Aq sa hetuan vellain e Alketa Vejsiut qe u kap me 3 dhe jo 2 mina. As 1 vit burg nuk beri. Mbase ka dhe ky ndonje moter si Alketw qe ta kete dobesi Kryeministri.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?