Sekuestrohen 294 mijë euro në portin e Durrësit, arrestohet një 29-vjeçar! Shpallet në kërkim pronari i kamionëve (VIDEO)

13 Nëntor 2020, 21:33| Përditesimi: 14 Nëntor 2020, 00:33

  • Share

DURRËS - Një sasi prej 294.030 eurosh është sekuestruar në portin e Durrësit ditën e sotme (13 nëntor) nga policia kufitare.

Në pranga ka rënë Ferdinand Murikaj, 29 vjeç, banues në Lezhë si dhe nën hetim është një 34-vjeçar me iniciale A.L.

Ata po udhëtonin me dy kamione të ndarë, të cilat transportonin mjete Itali-Shqipëri, ku 29-vjeçarit iu gjetën 282.265 euro.

Sasia e parave u gjet gjatë kontrollit të policisë kufitare të fshehura në pjesë të ndryshme të mjetit.

Ndërkohë që gjatë kontrollit në kamionin e 34-vjeçarit, në çantën e tij të dorës u gjet sasia prej 11.765 eurosh.

Për pasojë, autoritetet kanë arrestuar Ferdinand Murrikajn për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi" si dhe do të hetojnë 34-vjeçarin për të njëjtën vepër penale.

Po në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e 36 vjeçarit Erion Jovani një emër i njohur për policinë, (pronari i firmës që bënte transportin e mjeteve), për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ora 22:30
Sekuestrimi i 294 mijë eurove në Durrës, kush është pronari i kamionëve që tentoi të transportonte 190 kg kanabis drejt Italisë

Ky është 36 vjeçari Erjon Jovani, pronari i firmës që ka në pronësi kamionin e kapur me sasinë eurove të sekuestruar në Portin e Durrësit, 4 vite më parë u arrestua pasi u zbulua po në këtë port me 190 kilogramë kanabis.

Erjon Jovani, banues në qytetin bregdetar, u akuzua se në bashkëpunim me drejtuesin e kamionit, Erblin Tuka, i arrestuar në flagrancë, kanë tentuar të trafikojnë drejt Italisë lëndën narkotike. 

Ngjarja ka ndodhur në 30 nëntor të 2016, ku kamioni u dërgua për te skaneri dhe rezultoi se në dyshemenë e  tij kishte 158 pako me peshë rreth 190 kg kanabis.

Në lidhje me 282 265 eurot që u sekuestruan sot, nuk dihet nga janë nisur, mënyra e sigurimit të tyre dhe destinacioni, ndërkohë pronari mjetit dhe njëherësh i kompanisë "Bella Trans" nuk është kapur ende nga policia.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ganiu: 14/11/2020 10:53

    Tu thafte dora ty qe i sekuestrove. Mos befsh hajer

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?