Shkatërrohet banda me shqiptarë në Bolzano/ Policia italiane lëshon 25 urdhër arreste, sekuestrohen 50 mijë euro dhe1.6 kg kokainë

22 Nëntor 2022, 16:06| Përditesimi: 22 Nëntor 2022, 16:30

  • Share

Policia e Bolzanos në bashkëpunim me atë të Brescias, Veronës, Pratos dhe Imperias në orët e para të mëngjesit ekzekutuan 25 urdhër arreste të lëshuara nga Gjykata e Trentos me kërkesë rë DDA të Trentos.

Ndërsa 5 të tjerë në flagrancë, ku detaje të tjera do të jepen gjatë konferencës për shtyp që do të mbahet në orën 11.30 në Prokurorinë Publike të Trentos, raportojnë mediat e huaja.

Në operacionin e quajtur “Delivery 20” u sekuestruan 1.6 kilogramë kokainë, një pistoletë gjysmë automatike dhe 50 mijë euro nga trafiku i drogës.

Klani tunizian kishte lejuar hyrjen në skenë të një grupi shqiptarësh, të vendosur në zonën e Via Romëve, të cilët në një kohë të shkurtër kishin marrë monopolin e tregtimit të kokainës, ku të gjithë ishin të përfshirë në tregtinë e drogës.

Hetimi i cili zgjati mbi një vit, bëri të mundur goditjen, përveç të bërthamës qendrore, edhe të dy grupeve të tjera kriminale në Bolzano, njëri i përbërë nga marokenë dhe tjetri nga tunizianë.

Gjithashtu, për disa prej tyre u dokumentuan qindra transferta droge, veçanërisht kokainë në formën e kekut, e përgatitur në ambientet e ndryshme të përdorura nga organizata shqiptare.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?