MAT- Policia e Matit ka sekuestruar 7 kg lëndë narkotike në fshatin Stojan, e cila ishte e ndarë në qese për t'u shitur në treg.
Po kështu në një banesë tjetër të braktisur janë sekuestruar 300 rrënjë kanabis, që i kishin vendosur për tharje.
Policia arrestoi 4 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjerër, ndërsa një të mitur e kishin lënë të lirë.
Pjesë e operacionit ka qenë edhe Kryeprokurori i Matit, Abaz Muça, i cili tha se këta persona kanë qenë nën vëzhgim prej disa muajsh.
Komento