Policia e Durrësit ka sekuestruar 8 armë zjarri ‘pistoletë’ në portin e Durrësit të cilat po transportoheshin nga një furgon me targa angleze. Furgoni është ndaluar nga policia në vijën e dytë të kontrollit të terminalit të trageteve ku më pas do të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona.
Mësohet se 8 pistoletat të llojit 'glock' ishin ambalazhuar në një kuti kartoni dhe kishin destinacion Anglinë. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK ka marrë në dorë hetimet për rastin.
Ndërkohë është shoqëruar në komisariatin e policisë së Durrësit, Jetmir Koloshi, drejtuesi i automjetit që po merret në pyetje mbi armët e gjetura brenda furgonit.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë në dorë hetimet për 8 pistoletat ‘Glock’ që u zbuluan btrenda furgonit me targa angleze në Portin e Durrësit.
Pistoletat ishin ambalazhuar në një kuti kartoni. Ndërsa mësohet se destinacioni ishte Anglia.
Jo /po transportoheshin/,por /po trafikoheshin/,nuk ka fjale te buta e lustrime per ate c'ka konsiderohet krim.
PërgjigjuDo me than pistoletat vinin prej Anglije e kishin kalu disa kufinj edhe i zbulun shqiptaret. Heu bravo u koftë.
PërgjigjuPo ikte nga Durresi ne Ankona sikur thot shkrues, sikur ta lexoje dhe nje here pas buke, si thua.