Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi është kapur duke shitur mallra kontrabandë.
Në kuadër të operacionit ‘False’ është arrestuar Arjan Deliu, 55 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tij në rrugën "Hamdi Pepo", policia gjeti dhjetëra steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara dhe me pulla fiskale të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Komento
Dhjetëra cigare kontrabandë!!! Nomi zi.
Përgjigju