VIDEO/Sekuestrohen rreth 500 mijë euro në Portin e Durrësit, të fshehura në shasi, vinin nga Bari! Kamioni transportonte lëndë për fasoneri, arrestohet shoferi!

13 Qershor 2020, 15:30| Përditesimi: 14 Qershor 2020, 07:15

  • Share

DURRËS- Rreth 500 mijë euro janë sekuestruar të shtunën më 13 qershor në portin e Durrësit, në një kamion tip “Renault” që ka ardhur me traget nga Bari. Eurot ishin të ndara në 5 qese të fshehura në shasinë e kamionit me tragë targë TR 2046 U dhe me tragë trajleri TR 2048 U.  Nga numërimi janë konstatuar se kanë qenë 498.850 euro

Report Tv mëson se kamioni kishte dalë para 4 ditësh nga Shqipëria përmes portit të Durrësit drejt Bari në Itali dhe ishte kthyer mbrëmjen e djeshme në orën 1:30 të natës. Kamioni kryente shpesh linjën Durrës-Bari dhe Bari-Durrës, dhe transportonte nga Italia drejt Shqipërisë materiale më lëndë të parë për fasoneritë, që shërbenin për të prodhuar këpucë. Kamioni ka ardhur i mbushur me materiale të lëndës së parë për prodhimin e këpucëve nga Italia, ku në pjesën e poshtme ne shasinë e mjetit ishin fshehur dhe paratë.

Report Tv ka zbardhur kompaninë të cilën i përket kamioni që është në pronësi të kompanisë JA-ADA shpk. Kjo është një kompani që bënë transportin për palët e treta është në pronësi të biznesmenit A.K. Por ajo që vihet re është se JA-ADA shpk gjatë një kontrolli në regjistrat e QKB-së, rezulton me aktivitete të pezulluar. Ende nuk dihet se si një kompani që nuk kryen më aktivitete ka nisur një kamion për të sjellë nga Bari i Italisë lëndë të parë për prodhimin e këpucëve.

Po si janë zbuluar paratë në kamion? Zbulimi është bërë nga skaneri në orën 01:30 gjatë një kontrolli rutinë, i kamionëve në portin e Durrësit. Në skaner rezultoi një njollë në kamion që ka bërë që mjeti t'i nënshtrohej një kontrolli në vijën e dytë më të imtësishëm, ku u gjetën dhe qeset me euro në shasinë e mjetit. Në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios, pas skanimit dhe kontrollit u gjetën të fshehura disa pako të mbështjella, brenda të cilave kishte vlera monetare në euro, të padeklaruara. Pas konstatimit nga Dogana është njoftuar policia, ndërsa operacioni është kryer nga sektori i Departamenti kundër Krimeve të  Rënda dhe specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës.

Si posedues të tyre policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, shtetasin me iniciale A. Th., 56 vjeç, banues në Tiranë. Drejtuesi i kamionit është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me paratë. Gazetari Arsen Rusta është shprehur se 54-vjeçari gjatë deklarimit ka thënë se "nuk ka dijeni për paratë" dhe se "ai ka transportuar vetëm tekstile në kamion e nuk di gjë tjetër".

Tashmë policia dhe prokuroria e Durrësit, janë duke kryer veprime hetimore për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" dhe "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

 

Ora 21:40
Zbardhet shuma  e eurove sekuestruar në kamion, rreth 500 mijë euro

Eurot e sekuestruara

Në 5 qeset prej plastmasit me euro të gjetura në shasinë e Kamionit me targë TR 2046 U dhe me tragë trajleri TR 2048 U sipas burimeve për Report TV kanë qenë 498.850 euro, pra rreth 500 mijë euro. 

Ora 21:40
Eurot e sekuestruara në portin e Durrësit, policia publikon videon e parave dhe kamionit

Edhe në reagimin e policisë konfirmohet se janë sekuestruar një sasi valute në euro, gjithsej 498.850! Sipas uniformave blu, sasia e eurove u sekuestrua në mjetin kamion tip “Renault” që drejtohej nga 56 vjeçari A.TH, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës.

Pas verifikimeve rezultoi se sasia e eurove të gjetura të fshehura në kamion ishin 498.850 ndonëse fillimisht u raportua për një shumë më të madhe. Policia bën me dije se i gjithë procesi i numërimit të eurove është filmuar me kamera.

Njoftimi i policisë

Kontrolle të shtuara, si në dalje, ashtu dhe në hyrje, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë.

Bashkëpunimi i shkëlqyer i strukturave doganore dhe policore çoi në evidentimin dhe sekuestrimin e një sasie të madhe valute në euro, gjithsej 498.850

Vihet në pranga drejtuesi i kamionit që transportonte shumën e eurove.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve, në hyrje të RSH-së, në vijën e dytë, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga strukturat doganore, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, u ndalua mjeti kamion tip “Renault”, me drejtues A. Th., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios, pas skanimit dhe kontrollit u gjetën të fshehura disa pako të mbështjella, brenda të cilave kishte vlera monetare në euro, të padeklaruara.

Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në DVP Durrës, për veprime të mëtejshme, ndërsa pakot e mbushura me euro u sekuestruan dhe në përfundim të numërimit nga grupi hetimor dhe i filmuar me kamera i gjithë procesi i numërimit  rezultoi se në to kishte 498.850 euro.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Th., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" dhe "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, ato doganore dhe specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Ora 20:27
'Nuk kam dijeni për paratë, po bëja transportin', shoferi i kamionit nuk pranon 5 qeset e gjetura me euro

Drejtuesi i kamionit A.Th., 54 vjeç, ku u gjetën eurot e padeklaruara është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me paratë. Gazetari Arsen Rusta është shprehur se 54-vjeçari gjatë deklarimit ka thënë  se "nuk ka dijeni  për paratë" dhe se "ai ka transportuar vetëm tekstile në kamion e nuk di gjë tjetër".

Ora 18:35
Kamioni me euro në portin e Durrësit, paratë e fshehura në shasinë e mjetit

Report Tv mëson se 5 qeset plastmasi me euro ishin të fshehura në pjesën e poshtme të kamionit. Ato ishin fshehur në shasinë e kamionit me targa TR 2046 U dhe me tragë trajleri TR 2048 U.

Ora 18:14
Report Tv zbardh kompaninë që i përkiste kamioni, JA-ADA shpk rezulton me aktivitet të pezulluar

 

Report Tv ka zbardhur kompaninë të cilën i përket kamioni që transportin e lëndë të parë për prodhimin e këpucëve dhe u gjetën 5 qese plastmasi me euro. Kamioni është në pronësi të kompanisë JA-ADA shpk. Kjo është një kompani që bënë transportin për palët e treta dhe po ashtu merret edhe me shërbimet për telekomunikacionin dhe internetin dhe është në pronësi të biznesmenit A.K.

Gjithashtu kompania në të cilën rezultonte e regjistruar kamioni Ja-Ada Shpk gjatë një kontrolli në regjistrat e QKB-së, rezulton me aktivitete të pezulluar. Ende nuk dihet se si një kompani që nuk kryen më aktivitete ka nisur një kamion për të sjellë nga Bari i Italisë lëndë të parë për prodhimin e këpucëve, ku ishin të fshehura dhe qeset me euro.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin qërteton se kompania JA-ADA rezulton me aktivitet të pezulluar )

Ora 17:38
Kamioni me eurot transportonte lëndë të parë për prodhimin e këpucëve, erdhi plot me material nga Italia

Kamioni me targa TR 2046 U transportonte nga Italia drejt Shqipërisë materiale më lëndë të parë fasoneri, që shërbenin për të prodhuar këpucë. Kamioni ka ardhur i mbushur me materiale të lëndës së parë për prodhimin e këpucëve nga Italia, brenda së cilës u gjendën edhe 5 qeset e plastmasit me euro.

Ora 17:18
Kamioni ku u gjenden 5 qeset me euro kishte dalë nga Shqipëria para 4 ditësh, zbulohet targa e tij

Targa e kamionit është TR 2046 U dhe me tragë trajleri TR 2048 U kishte dalë para katër ditësh nga Shqipëria përmes portit të Durrësit drejt Bari në Itali dhe ishte kthyer mbrëmjen e djeshme në orën 1:30 të natës. Kamioni kryente shpesh linjën Durrës-Bari dhe Bari-Durrës, por ende nuk dihen detaje se për çfarë transportonte dhe kujt kompanie i përkiste.  

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tiku: 14/06/2020 09:24

    Lejoini te hyjne se ne vend do investohen. Keshtu jane ngritur qytete te rendesishme ne gjitj boten. New yorku. Las vegasi.

    Përgjigju
  • Tropoja: 14/06/2020 04:08

    Kto euro jan te njerzve te berishes qe i kan bere me droge dhe prostitucion ne belgjike dhe hollande. Kto pare sherbejn per te paguar vrases qe do fillojn vrasjet sikur ka ndodhur gjithmon prag zgjedhjeve dhe sidomos kur PD nuk ka qen ne pushtet. Synimi esht per te destabilizuar situaten dhe per te rritur pasigurie. Shebulli ‘97 dhe shum vrasje nga tropoja deri ne vlore kur berisha ka qen ne opozite dhe donte pushtetin. Zgjedhjet e 2021 do jet beteja e fundit e PD prandaj do ta luftojn me te gjitha forcat. Nese PD I humb zgjedhjet do jet fundi i familjes berisha me gjith parti.

    Përgjigju
  • Iris: 14/06/2020 02:05

    Te filmi /French conection/ policia e gjeti drogen e fshehur ne makine ,pasi e zhmontoi komplet thjesht duke krahasuar peshen qe kishte ajo makine kur kishte dale nga uzina me peshen qe kishte ate moment.Sikur policia shqiptare pervec skanerit e qeneve te droges te peshonte cdo makine qe hyn e del ne Shqiperi kushedi c'mund te gjente para,droga,klandestine ,etj.

    Përgjigju
    • A. N.: 14/06/2020 08:12

      Shumicen e trafikut e ben shteti kshq nuk ka interes ti kape te gjithe. A te kujtohet kur jepte tv italian mbi parcelat ne shqiperi te filmuara nga guardia di finanza dhe kryeministri jone dilte e pergenjeshtronte qe gjoja jane lajme te paverteta.

  • 7x7=500 mijë: 14/06/2020 00:34

    Hahahahahaha nga 1.8 milion dhe numurimi vazhdon, i cuat në 500 mijë, i kthyet si vitet para erës sonë. Shtet legen, pa pikë serioziteti.

    Përgjigju
  • toli: 13/06/2020 23:35

    sa qejf keni tju marin leket te tjerve qe mezi i kan ber gezoni ju te pa buksat hani fara rrugve dhe thoni si i kan ber cju duhet si i kan ber jeni te zotet te beni ju i beni dhe ju mos beni kot sikur nuk do donit te ishit ne vendin e tyre po jeni te pa aft jeni kusur buke prandaj flisni keshtu shtetit jazek i qoft qe jua mer mir qe nuk ndihmon njeri po si le as te punojn duan vetem leket e tyre te jen te pastra mos u ngopshin lerini njerzit te shellin lek te ritet mirqenia

    Përgjigju
    • Sokrat: 14/06/2020 03:56

      Ato lek ne ekonomin shqiptare do futen po me kontrolle te tilla e formular OFL ne shtresen puntore si mos te perkeqsohet Shqiperia. Konfiskoni miliona eurot e rama/meta/berisha pastaj merruni me popullin

    • @Toli: 14/06/2020 01:04

      Super koment vlla, i ke ra pikes me farat. Respekt.

    • Lushnje: 14/06/2020 00:52

      Ti duhete te jeshe lab se ata flasine keshtu, injorant!

  • Rexhepi: 13/06/2020 23:00

    Jane 2 miljon euro. duhet te transportoheshin me toyota yaris te Taulant Balles

    Përgjigju
  • Hajde: 13/06/2020 22:36

    Tallvava shqiperije hajde , cabohet keshtu me dak ka fillu ero mebo firo ne mengjes 1.8Miljon dhe kish akoma perte numuru Nga ora3 than 3 miljon tani kur inumuran prap

    Përgjigju
  • Eurot: 13/06/2020 22:07

    Ne fillim lajmin e dhate 1.8 miljon euro, me vone 3.2 miljon, ne fund rane miljonat ngelen vetem 500 mije....me ke talleni ju apo ashtu duhet se ato qe firuan i shkojne trafikanteve e keto therrimet i mban shteti per ti vjedhur ne tendera. Ju lumte! Ky eshte shteti qe duam te gjithe! Suksese te metejshme ne luften e fuqishme nga krimit te organizuar.

    Përgjigju
    • ani: 13/06/2020 23:36

      sakte. kjo eshte mafia. punon me politikanet, me policine e me mediat

    • Ehuu: 13/06/2020 22:30

      Po dihet ajo ca ne ca ata te tjerat i vjedhim me von

  • Aaaa: 13/06/2020 21:56

    Sikur ishin numuruar 1.8 milion Euro deri qepar, cne u c'numuruan deri ne 500 mije deri tani? U numuroka mbrapsht aty?

    Përgjigju
  • Loti: 13/06/2020 20:35

    Ne p te motrave te shkoni te gjithe ju qe merreni me ksi punesh qe leket ua sjellin me thas te zi e u gjejn kanaleve me plumb pas koke. Ai stan ate mall ka. Nuk i mungoni kujt.paradite shisni ment te blloku, ne darke ua fusin plumbin ne vesh. U shofshi qe s u shuat.

    Përgjigju
    • Labi: 14/06/2020 00:29

      Ne p te motres e rrobve te shkosh ti dhe te gjith ata qe e mendojn si ty, skuth, qe gezon mbi deshtimin e te tjerve.

  • Mbase Floriri doli ,Eurote po kthen ne vendelindjen..: 13/06/2020 19:04

    Vertete po te shikojme vetem pjesemarjen e Grumbullimeve te fundit ! Behet Pyetje ! Si ka mundesi shume njerez ishin ,Si jua dolen tju sherbejne me pjata Supe ! Se me bark boshe , sikur veshtire te mbludheshin aqe njerez me Shqiponjen krenare . Pffiiiuuu..

    Përgjigju
  • Xxx: 13/06/2020 16:39

    O shtet shkerdhat mir qe ne shqiperi Jan rrogat nga 150 mij lek po lereni popullin ta shperndaj ate lek qe vjen nga jashte shtetit aty ne shqiperi pse i merni njerzit ne qaf o legena pastaj thoni pse vdiq ky pse vdiq ai, ju befshin ilace ato leke, jeni ju si shtet te paret qe shtoni krimin ne shqiperi dhe doni ta shikoni njerizimin sa me te varfer

    Përgjigju
    • xXx: 14/06/2020 08:02

      Qëllimi i "këtyre" është që ta varfërojnë sa më shumë popullin që ta kenë nën kontroll,po besoj ai që ka bërë kaq lekë i bën prapë...

  • A. N.: 13/06/2020 16:26

    Prandaj bjen vlera e Euros ne shqiperi se futen me tonellata nga shitja e droges, prostitucionit, trafiqeve njerezore.

    Përgjigju
    • toli: 13/06/2020 21:27

      o ju te pa aft qe keni inat pse njerzit bejn lek dhe ju prisni pensionin e mamas dhe te babai te blini nanje paket cigare rini ne kafe me 500 lek ne xhep dhe komentoni njerzit qe punojn e bejn lek dhe ngushulloni veten qe ja i kan ber me pislleqe rini ju te ndershem dhe hani pensionin e prinderve

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?