Policia e Tiranës

Kronikë

Sekuestrohen pasuri me vlerë 287 mijë Euro në Tiranë, pronari i dënuar me 9 vite burg (EMRI)

15 Korrik, 13:13| Përditesimi: 15 Korrik, 13:22

  • Share

Policia e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë 287 mijë Euro në kryeqytet, që dyshohet se kanë origjinë nga veprimtari kriminale.

Pronari i këtyre pasurive është 53-vjeçari Artan Leka i dënuar në Itali me 9 vite burg dhe gjobë 60 mijë Euro për shfrytëzim prostitucioni si pjesë e një grupi kriminal.

Pronat e sekuestruara janë 2 apartamente dhe 2 makina.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Origjina”.

Sekuestrohen 4 pasuri me vlerë rreth 287 000 euro, të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale jashtë vendit.

Pronari, i dënuar në Itali me 9 vjet burgim dhe 60 000 euro gjobë, për pjesëmarrje në grup kriminal për shfrytëzim prostitucioni.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një hetimi pasuror të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ekzekutuan gjatë operacionit “Origjina”, vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e 2 apartamenteve dhe 2 automjeteve në pronësi të shtetasit A. L., 53 vjeç.

4 pasuritë dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të 53-vjeçarit në Itali, ku ka qenë i dënuar me 9 vjet burgim dhe 60 000 euro gjobë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?