Kronikë

Sekuestrohen sërish rreth 110 mijë euro të ardhura nga krimi në Portin e Durrësit! Arrestohet 40-vjeçari, i kishte fshehur brenda xhinseve (VIDEO)

12 Mars, 12:50| Përditesimi: 12 Mars, 13:13

  • Share

Durrës-Plot 108 960 euro dhe 600 franga, janë sekuestruar në Portin e Durrësit, të cilat dyshohen se janë të ardhura nga aktivitet kriminal.

Sipas njoftimit të policisë në kuadër të këtij operacioni u arrestua Jahje Zebi.

Paratë e padeklaruara nga 40-vjeçari u gjetën në furgonin e mallrave që ai drejtonte, konkretisht në një çantë rrobash, të mbledhura brenda me një palë pantallona xhins.

Shuma e parave u gjet nëpërmjet nuhatjes së qenit të kufirit.

Si provë materiale u sekuestruan paratë, 2 celularë dhe pasaporta e tij.

Para tre ditësh blutë sekuestruan 223 200 euro po të ardhura nga aktiviteti kriminal, teksa në pranga u vendos Mariglen Daiu.

"Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, si rezultat i  intensifikimit të kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve ne kufi, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan fazën e  dytë të operacionit policor të koduar “Aseti".

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Jahje Zebi, 40 vjeç, banues në Dibër. Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në furgonin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 108 960 euro dhe 600 franga, që tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar në PKK.

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me partnerët, vijon puna për të dokumentuar burimin e parave të sekuestruara", njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?