Policia e Tiranës ka sekuestruar 2000 litra naftë kontrabandë dhe një pompë karburanti, ndërsa në pranga ka rënë një person dhe është proceduar penalisht një tjetër.
Sipas policisë Baftjar Sala i cili u prangos nga policia, ushtronte aktivitetin e paligjshëm të tregtimit të hidrokarbureve, në bashkëpunim me shtetasin G. P., që e kishte punësuar.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Baftjar Sala u konstatua një ambient i përshtatur për vendosjen e një pompe karburanti dhe një depozite metalike, e cila ishte e mbushur me 2000 litra naftë, e dyshuar kontrabandë.