Kronikë

Sekuestrohet arsenal armësh në Tropojë, 2 në pranga! Gjendet 1 kallashnikov, 1 pushkë, 6 radio si të policisë, dylbi e municion luftarak (EMRAT+VIDEO)

1 Tetor, 10:00| Përditesimi: 1 Tetor, 10:18

  • Share

TROPOJË- Një arsenal armësh është sekuestruar nga blutë në Tropojë, ndërsa në pranga janë vënë dy persona, Avdi Ismajlgeci, 44 vjeç, e  Arjan Prengzaj, 43 vjeç. Në total, janë sekuestruar 1 kallashnikov, 1 pushkë, 8 radio si të policisë, 4 thika, 2 sëpata, 5 dylbi, fishekë dhe 1 silenciator.

Ku ishte fshehur arsenali i armëve?

Policia e Tropojës informon se Ismajlgeci dhe Prengzaj lëviznin me armë dhe radio si të policisë nëpër Tropojë. Ata u arrestuan në vendin e quajtur Velisht dhe gjatë kontrollit që iu është ushtruar në makinë, Policia ka gjetur 2 armë zjarri, 2 thika, 2 radio marrëse-dhënëse si të Policisë, 2 sëpata të vogla, 1 palë dylbi dhe municion luftarak.

Në kuadër të operacionit “Velishti”, blutë ushtruan kontrolle edhe në banesën e 43-vjeçarit Prengzaj, të cilit iu sekuestruan 4 radio marrëse-dhënëse si të Policisë, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm, karikatorë, 4 palë dylbi, 2 thika, një xhup multifunksional si ato të Policisë dhe një silenciator. Ndërsa në banesën e Ismajlgecit u gjetën 2 radio si ato të Policisë.

"Këta shtetas u kapën në vendin e quajtur Velisht, Njësia Administrative Bujan, Tropojë, ku gjatë kontrollit në automjetin tip “Mitsubishi”, në pronësi të shtetasit A. P., me të cilin ata qarkullonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri, 2 thika, 2 radio marrëse-dhënëse si të Policisë, 2 sëpata të vogla, 1 palë dylbi dhe municion luftarak.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. P., u gjetën dhe u sekuestruan: 4 radio marrëse-dhënëse si të Policisë, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm, karikatorë, 4 palë dylbi, 2 thika, një xhup multifunksional si ato të Policisë dhe një silenciator. Ndërsa në banesën e shtetasit A. I., u gjetën 2 radio si ato të Policisë", njoftoi Policia. 

Policia informon se armët e gjetura janë dërguar për ekspertizë nëse janë përdorur në krime.

Lajm në përditësim....

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?