Sekuestrohet blindi i Landi Muharremit, ishte në makinë me prokurorin që iu bë atentat

8 Shkurt 2020, 10:41| Përditesimi: 8 Shkurt 2020, 10:53

  • Share

1581154965_LandiMuharremi.jpg

Prokurori Arjan Ndoja Landi Muharremi

Burime për Report Tv pohojnë se Operacioni Forca e Ligjit ka sekuestruar makinën e blinduar të Landi Muharremit, i njohur me pseudonimin 'Rrumi' nga Shijaku. Makina e blinduar e Landi Muharremit është Audi dhe sekuestrimi është bërë mbi dyshimet se është vendosur me veprimtari të jashtëligjshme. Landi Muharremi njihet edhe me emrin Aleksandër Laho, i përshirë në dhunimin e një biznesmeni libanez në vitin 2016, ndërsa ishte në makinë në 1 nëntor të vitit të kaluar në Shkozet kur iu bë atentat prokurorit Arjan Ndoja.

Landi Muharremi 48-vjeç ndodhej në makinë me prokurorin Arjan Ndoja që ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës, është një emër i njohur për policinë. Në shtator të vitit 2016 ai u shpall në kërkim nga policia për rrahjen e biznesmenit libanez Faadi Mitri në sy të gruas dhe vajzës së tij. Biznesmeni u dhunua nga tre persona, njëri prej të cilëve Skënder Kraja, Landi Muharremi dhe kushëriri i tij. Muharremi kishte pretendime mbi pronësinë e sipërfaqes së zonës turistike në zonën e Gjirit të Lalzit ku pritej që të investonte biznesmeni libanez me ndërtimin e një kompleksi, i cili pas dhunimit me shkop bejzbolli u largua nga Shqipëria.

Për ngjarjen u arrestua Skënder Kraja ndërsa Muharremi u shpall në kërkim së bashku me kushëririn e tij, por përfshirja e tyre nuk u faktua zyrtarisht. 'Omnix Albania', kompania e Mitrit do të investonte 450 milionë euro tek Gjiri i Lalzit. Sipas kompanisë Omnix, projekti e shndërronte Shqipërinë në një nga destinacionet kryesore turistike në Ballkan dhe do të kontribuonte në rritjen ekonomike të vendit. Por pas dhunimit fizik qe iu be presidentit te Omnix Fadi Mitri, kompania u terhoq nga investimi ne Shqipëri.


Lajmi kryesor:

Pas Gjokës, anti-KÇK-ja u sekuestron makinat e blinduar Saimir Taullaut, Durim Bamit dhe 'Rrumit' të Shijakut, që iu bë atentat me prokurorin


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?