Kronikë

Sekuestrohet ‘Lamborghini Urus’ 160 mijë € në Tiranë! I riu me precedentë e regjistroi në emër të një kompanie ndërtimi, e bleu me para krimi (EMRI+FOTO)

1 Tetor, 10:19| Përditesimi: 1 Tetor, 11:35

  • Share

TIRANË- Një mjet superluksoz, ‘Lamborghini Urus’ që qarkullonte nëpër rrugët e Tiranës është sekuestruar pas një operacioni të finalizuar nga blutë e Tiranës në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin dhe Pastrimit të Parave. Mjeti, me ngjyrë portokalli, kap një vlerë të majme prej 160 mijë erosh dhe dyshohet se pronari e ka përfituar nga veprimtaria kriminale.

Pronari, Sahit Shpataj 34-vjeçar, ishte duke qarkulluar me mjetin luksoz në aksin rrugor “Sauk-TEG”, kur policia finalizoi operacionin “Manovra” dhe e ndaloi të riun për t’i komunikuar vendimin e sekuestros. 34-vjeçari Sahit Shpataj, për të fshehur të ardhurat e tij që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale, kishte regjistruar mjetin luksoz në emër të një kompanie private ndërtimi në pronësi të Ervin Dullës.

Sahit Shpataj, i cili jeton përgjithësisht në Amerikën Latine, ka refuzuar ti ndalojë dy herë policisë për kontroll. Por së fundmi blutë pasi e kanë ndaluar kanë konstatuar se Lamborgini ishte i regjistruar në emër të kompanisë private. Sipas policisë kjo është bërë për të justifikuar vlerën dhe origjinën e parave. Blutë kanë nisur hetimin jo vetëm për poseduesin e mjetit, por edhe pronarin e kompanisë që kishte regjistruar mjetin sikur të ishte në përdorim të biznesit që ai zotëronte.

"Në vijim të operacioneve policore që kanë qëllim gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “Manovra”. Në kuadër të operacionit, u ndalua në aksin rrugor “Sauk-TEG”, automjeti tip “Lamborghini Urus”, me drejtues shtetasin S. Sh., 34 vjeç, me precedentë për vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore, dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë. Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas e kishte regjistruar këtë automjet, në emër të një subjekti tregtar në pronësi të shtetasit E. D., me qëllim justifikimin e vlerës së tij. Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi penal për të 2 këta shtetas", njoftoi Policia e Tiranës. 

I riu nuk është një person i panjohur për Policinë, pasi rezulton me precedentë për vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore, dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë. Në vitin 2014 është arrestuar pasi hiqej si polic dhe u merrte para qytetarëve. Në vitin 2024 është arrestuar për dhunë në familje pasi ka dhunuar bashkëjetesën e cila është pajisur më pas me urdhër mbrojtjeje.

1759306683_sahitshpatajlambo.jpeg

'Lamborghini Urus' që u sekuestrua

Ora 10:47
Del FOTO, kush është i riu që lëvizte me Lamborghini 160 mijë euro! Jeton në Amerikën Latine, nuk i ndaloi 2 herë policisë

1759307886_sahitshpataj.jpg

Sahit Shpataj, të cilit iu sekuestrua ‘Lamborghini Urus’ me vlerë 160 mijë €

Report Tv ka siguruar foton e të riut Sahit Shpataj, të cilit iu sekuestrua një mjet luksoz, ‘Lamborghini Urus’ me vlerë 160 mijë €. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se i riu jeton në Amerikën Latine.

Mësohet se para se të nisnin hetimet për origjinën e këtij mjeti luksoz, i riu nuk i ka ndaluar dy herë postbllokut të Policisë. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme ai është ndaluar në aksin në aksin rrugor “Sauk-TEG”, në kuadër të operacionit “Manovra” ku iu komunikua edhe vendimi për sekuestron e mjetit.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shkarkimi i Veliajt, a duhet të ketë zgjedhje në Tiranë pa pritur Kushtetuesen?