Kronikë

Sekuestrohet arsenal armësh në Shkodër, arrestohet 61-vjeçari! I gjenden 11 pistoleta, 2000 copë fishekë, 2 antiplumb dhe silenciator

2 Maj, 12:11| Përditesimi: 2 Maj, 12:53

  • Share

Shkodër- Policia e Shkodrës ka zbuluar në fshatin Rrencë. një bazë ku mbaheshin pistoleta, antiplumba dhe silenciator për llogari të grupeve kriminale.

Nga kontrolleet e kryera në banesën e Çezarin Jakut i cili u arrestua u gjetën 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator.

Armët do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore, për të parë nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Operacioni u kodua 'Baruti'.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të operacioneve kundër armëmbajtjes pa leje dhe si rezultat i punës së inteligjencës policore, Komisariati i Policisë Shkodër finalizoi operacionin policor “Baruti”.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë pronari i banesës së vënë në funksion të veprimtarive kriminale, shtetasi Ç. J., 61 vjeç, me precedent për armëmbajtje pa leje.

Nga kontrolli, në ambientet e banesës u gjetën: 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator.

Armët do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore, për të provuar përdorimin e tyre për ngjarje kriminale.

Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po hetohet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?