Nuredin Dumani i nxori emrin në ngjarjet kriminale/ Sekuestrohet pasuria me vlerë 5 milionë euro e Gentian Sharrës, i dënuar më parë për trafik droge! Gruaja e tij 'punësoi' Talo Çelën

10 Qershor 2022, 11:20| Përditesimi: 10 Qershor 2022, 15:46

  • Share

Pasuria e Gentian Sharrës në Elbasan, me vila, biznese dhe qindra hektarë tokë është sekuestruar nga gjykata. Dyshohet se pasuria është vendosur nga aktiviteti kriminal, ndërsa 48-vjeçari u arrestua dy javë më parë. Ai dyshohet se është përfshirë në disa grabitje, siç ka dëshmuar dhe i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.

Pasuritë me vlerë 5 milionë euro të grabitësit Gentian Sharra janë sekuestruar me vendim të gjykatës së Elbasanit. Sharra është arrestuar dy javë më parë ndërsa emri i tij lidhet me një seri grabitjesh që nga viti 2011 e deri tek grabitja e Rinas në 2019. Gentian Sharra u arrestua pas dëshmisë së Nuredin Dumanit i cili u kthye në të penduarin e drejtësisë, duke rrëfyer një seri krimesh. Mes të arrestuarve në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” ishte dhe Sharra, i cili sipas dëshmive të Dumanit, është i përfshirë në disa grabitje.

Detajet e operacionit të koduar 'Ilegal assets' i dhanë drejtori i policisë së Elbasanit dhe prokurori Kreshnik Ajazi.

"Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan në kuadër të veprimeve hetimore, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 09.06.2022 ka caktuar masën e sigurimit pasuror “Sekuestro”, për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të Gentian Sharra dhe të babait të tij, shtetasit Mustafa Sharra".  “Gentian Sharra, 48 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë, me aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, i dyshuar për grabitjen e një sasie të madhe parash në Rinas, si dhe i arrestuar në kuadër të operacionit policor Golden bullet”.

Gentian Sharra cilësohet edhe si mik i ngushtë me personin më të kërkuar në Shqipëri, Talo Çela. I pyetur nëse në operacionin e një dite më parë në Elbasan, ishte objektiv arrestimi i Talo Çelës drejtori i policisë nuk dha detaje.

“Hetimet për çdo person, përfshi edhe atë të personit në fjalë, janë intensive, janë në rrugën e duhur dhe besoj do të ketë rezultate në këtë drejtim”.

Sa i përket pasurive të sekuestruara në pronësi të babë e bir Mustafa dhe Gentian Sharra mësohet se janë të gjitha në lagjen Katund i ri të Elbasanit, ku përfshihen qindra hektarë tokë, biznese, vilë luksoze dhe makina. 48-vjeçari Gentian Sharra, akuzohet për vjedhje me dhunë, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armë pa leje.

Pasuritë që u sekuestruan
-1 vilë luksoze në lagjen Katund i Ri, Elbasan, biznes fason dhe tokë arë; 
-Truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 120 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronesi të Gentian Sharra; 
-Tokë arë me sipërfaqe 15680 m2  dhe ndërtesë me sipërfaqe 119.8 m2,  në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të shtetasve Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra; 
-Tokë arë me sipërfaqe 3533  m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra; 
-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4170 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra; 
-Pasuri tokë arë  me sipërfaqe 4050 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra.
-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, truall me sipërfaqe 208.1 m2  dhe ndërtesë, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra.-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 394 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra.
-4 automjete në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të familjareve të tij.

Kujtojmë se DOSJA e siguruar nga Report Tv dhe Shqiptarja.com 'Plumbi i Artë' është zbërthyer nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanit dhe dhe Henrik Hoxhajt nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin. 

Sipas SPAK, dëshmia e Dumanit përputhet me provat e administruara në këto ngjarje kriminale, kryesisht ekzekutime mafioze të porositura nga persona me precedentë të theksuar kriminalë, apo grabitje. Për këtë arsye, shumë dosje do të rihapen për tu shtuar prova të reja. Ndër akuzat më të rënda që Dumani zbuloi për herë të parë para drejtësisë, ishte ekzekutimi i Ervis Dedej nga Talo Çela, që më tej i preu futin nënës së tij Fatmira, kur nisi të kërkonte drejtësi për të birin.

'Punësimi' i të shumë kërkuarit Talo Çela në biznesin e gruas së Gentian Sharrës

Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale që mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit dhe janë goditur 8 grupe kriminale pasi Dumani dhe Hoxha bashkëpunuar me drejtësinë për të zbardhur krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje, pagesa qindra mijëra euroshe për ekzekutime etj.  Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, si dy ortak njohur me pseudonimet, Lala dhe Bubi, pjesë e të njëjtit grup kriminal, por që shoqëria mes tyre mori fund pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.

Ora 15:35
Sot iu sekuestrua pasuria 5 mln euro, cila janë ngjarjet e bujshme kriminale për të cilat Dumani akuzon Gentian Sharrën

1654856854_asets.jpg

Pasuria e Gentian Sharrës në Elbasan u sekuestruar sot nga Gjykata, edhe për shkak të dëshmive të Nuredin Dumanit në dosjen e famshme ‘Plumbi i artë’. Në dosjen e siguruar nga Report Tv mbi Gentian Sharrën rëndojnë akuza për 5 ngjarje të rënda kriminale.

Akuzat për Gentian Sharrën:

15.1        Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Lirak Bajraktari ndodhur në Elbasan në datën 22.02.2011, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”

15.2        “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, e kryer në datën 13.02.2012 në qytetin e Kavajës, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”

15.3        “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamit Haxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”

15.4        “Vjedhje me armë në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit Xhemali Liçi (ngjarje e ndodhur në datën 19.12.2012 në qytetin e Elbasanit), “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ‘’Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”

15.5        “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan–Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”

Ora 12:34
VIDEO/ Ja vila luksoze me pishinë që iu sekuestrua Gentian Sharrës në Elbasan

Në pamje shihni vilën luksoze me pishinë në pronësi të Gentian Sharrës që u sekuestrua nga policia e shtetit. Vila luksoze ndodhet në lagjen Katund i Ri në Elbasan.

Ora 11:58
Roli i Gentian Sharrës në grabitjen e parave në Rinas, mori me qira servisin ku u modifikua furgoni me mbishkrimin 'Hetimi Tatimor'

1654855219_rinasgrabitje.jpg

Emri i Gentian Sharrës u bë i njohur për drejtësinë dhe mediat në hetimet e grabitjes së Rinasit. Ai mori me qira asokohe servisin ku u modifikua furgoni që u përdor më pas për grabitjen në aeroport. Servis “Genti”, i cili ndodhet në rrugën e vjetër Elbasan-Rrethrrotulimi i Bradasheshit, aty ku dyshohet se u modifikua enkas për grabitjen furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor" është bllokuar asokohe nga policia si provë metariale. Mësohet se oficerët e policisë kanë sekuestruar prej andej kamerat e sigurisë, ndërkohë që pronari i servilit, Gentian Sharra, ka konfirmuar se servilin ia kishte dhënë me qira shtetasit Eldi Çala.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 11/06/2022 01:16

    JO VETEM GRABISIN NJEREZ DHE SHTETIN,,POR DHE BLLOKOJNE DHE TOKAT E BUKES ME SHTEPI ME OBORR TE MADH,,,A THUA SE JEMI RUSIA NE ME TERITOR...KETYRE I DUHEN HEDHUR CELESAT NE DET....////

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?