Kronikë

Sekuestrohet për herë të dytë autobusi i agjencisë të kryetarit të PD-së në Sarandë, po nxirrte ilegalisht nga Greqia një emigrant

14 Korrik, 19:08| Përditesimi: 14 Korrik, 19:49

  • Share

Në pikën kufitare të Mavromatit, në Thesproti të Greqisë, autoritetet kanë sekuestruar për herë të dytë autobusin e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Sarandë.

Brenda mjetit është zbuluar një emigrant i paligjshëm, i cili po përpiqej të largohej në mënyrë të jashtëligjshme nga territori grek.

Autobusi u sekuestrua nga autoritetet greke, ndërsa të arrestuarit, së bashku me dosjen hetimore të përgatitur nga Departamenti i Parë i Rojës Kufitare të Filatit, u referuan në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Thesprotisë.

Shpëtim Ahmeti, kreu i PD Sarandë bashkë me Sali Berishën dhe nga ana tjetër autobusi i sekuestruar

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni aksionin?