FIER- Një sasi e madhe kokaine e cila kishte mbërritur nga vendet e Amerikës Latine, e kapur në Portin e Tivarit në Malin e Zi, ka zbuluar një laborator kokaine në fshatin Frakull i Madh të Fierit. Burime për Report Tv mësojnë se banesa ku është zbuluar laboratori i kokainës, është në pronësi të ish-kryetarit të komunës së Farkullit, Viktor Çervanakut. Mësohet se për kokainën që përpunohej në banesën e Çervanakut, kujdesej një tjetër person, pasi vetë Viktor Çervenaku, jetonte në Tiranë.
Kokaina, e cila ishte e fshehur në 400 kg thasë me pleh kimik, e kapur në muajin korrik të këtij viti, është mbajtur nën vëzhgim, për të zbuluar edhe destinacionin se ku do të shkonte, raporton gazetari i Report Tv, Sokol Dema.
Operacioni i cili është zhvilluar nga DEA Amerikane, në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze, është mbajtur i fshehur, dhe janë vëzhguar thasët me pleh kimik ku ishte e fshehur edhe kokaina, të cilat janë marrë nga Porti i Tivarit dhe janë dërguar në fshatin Frakull i Madh në Fier.
Deri tani janë arrestuar 15 persona dhe mësohet se 4 prejt tyre, janë të rinjtë që u kapën sot në Tiranë me pistoleta dhe kllashnikovë, të cilët dyshohet se janë pjesë e këtij grupi. Ato arrestuan pasi kanë dalë në përgjime dhe po mbaheshin në vëzhgim. Janë sekuestruar edhe armë, 2 kallashnikovë, 1 shotgun dhe 1 çifte.
4 të arrestuarit sot në Tiranë, si pjesë e laboratorit të kokainës në Fier janë, Bledar Matoshi, 33 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje; Kid Koshena, 28 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë dhe Redion Meshi, 22 vjeç, i cili drejtonte automjetin ku u gjetën armët. Policia lokale është shmangur për shkak të dyshimeve për dekonspitim.
Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar në një aksion madh të policisë malazeze dhe asaj shqiptare, si dhe DEA-s amerikane. Report Tv mëson se nga 15 të arrestuarit, pjesë e këtij grupi janë edhe 4 të rinjtë që u kapën sot në Tiranë me pistoleta dhe kallashnikov.
Ata janë identifikuar si Bledar Matoshi, 33 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje; Kid Koshena, 28 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë dhe Redion Meshi, 22 vjeç, i cili drejtonte automjetin ku u gjetën armët.
Mes tyre është edhe Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i cili është i njohur për policinë pasi Klajdi Kodra është autori i plagosjes së 19-vjeçarit Reginaldo Kaçorri në 27 maj 2021.
Kryeplaku i fshatit Frakull i Madh në Fier tha se në banesën e ish-kryetarit të komunës së Viktor Çervenakut, ku u zbulua laboratori i drogës, u gjetën 200 thasë me pleh kimik, ku dyshohet se ishte fshehur kokaina.
‘Thasë kanë pleh kimik. Mund të jenë nja 200 thasë dhe ishin përjashta. Kishte vetëm fishekë. Banesa është e Viktor Cervenakut. Mund të ishin nja 50 polic. Nuk e di nga kishin ardhur thasët. Por është drejtor tani në bashkinë e Tiranës.’- u shpreh ai.
Report TV ka siguruar pamjet e momentit kur kokaina e zbuluar në laboratorin e kokainës në Fier transportohet me kamionë. Siç shihet e gjithë lënda narkotike është e futur në dhjetëra thasë të bardhë ku kishte edhe pleh kimik që shërbente si kamuflim i lëndës narkotike.
Ky është Viktor Çervanaku, ish kryetari i komunës Frakull e Madhe, i cili kishte kthyer banesën e tij në laborator droge.
Report Tv ka siguruar pamjet nga laboratori i kokainës në fshatin Frakull i Madh në Fier. Në pamje shihet banesa ku përpunohej kokaina. Mësohet se banesa ku bëhej përpunimi i kokainës ishte e në pronësit të Viktor Çervanakut, ish-kryetar i komunës Frakull në Fier.
Kokaina e cila është zbuluar në portin e Tivarit në Malin e Zi, kishte mbërritur nga Amerika Latine e futur në disa thasë me pleh kimik, me një sasi prej 400 kg. Kokaina u zbulua në muajin korrik dhe u mbajt në vëzhgim deri në momentin kur u tërhoq nga shtetas shqiptarë për tu përpunuar në laboratorin e kokainës në Fier.
Kokaina e cila u mbajt në vëzhgim në Portin e Tivarit, ishte zbuluar që prej muajit korrik dhe po priteshin porositësit që të shkonin dhe ta merrnin. Operacioni mbajt i fshehur dhe është zhvilluar nga DEA amerikan, SPAK si dhe nga policia malazeze.
Laboratori i drogës në Fier është zbuluar pasi në muajin korrik u pikas një sasi e madhe e kokainës në Tivar në Mal të Zi. Ajo u mbajt nën vëzhgim prej disa muajsh dhe pasi është marrë nga atje dhe është sjell në Fier është ndërhyrë.
Një laborator kokaine është zbuluar në Fratar të Fierit, e ndërsa janë arrestuar disa persona, ndonëse nuk ka një numër konkret. Operacioni është realizuar nga SPAK, i cili ka nisur prej disa muajsh dhe është në vijim e sipër.
Dhjetëra forca policore ndodhen në vendin e ngjarjet ku po kryen kontrolle, e ndërsa raportohet edhe që në këtë operacion është përfshirë edhe DEA Amerikane.
Nji pallat mè pak nè Tiranè.
PërgjigjuPune korrakesh alla amatoresh, kaq budallenj sa qe vertet kujtuan se kaluan thaset me pleh nga Tivari ne Fier pa problem, si te filmi Po ky eshte miell more te uruar, keta u provuan nga cunat e Dubait si kavje laboratori qe a do funksiononte apo jo.
PërgjigjuBesoj fajin e ka saliu
PërgjigjuTe rroje DEA thuaji, se te jete per ne as kishte per t’i kapur njeri.
PërgjigjuTe jete rastesi valle... ku PS fiton nga 10 me 1... lulezon laboratori... fier vlore berat elbasan... perpara 1 meleon shpullat
PërgjigjuJa ke fut kot plako nqs 10 me 6 ty te duket 10 me 1 ateher do jesh ndonje fans i Lulit sepse ai e ka qejf matematiken. Problemi eshte se dhe cfare kandidatesh ve per te fituar. Gjithsesi informohi pata se te flasesh.
Si do veprohet tani me Fierin ?????Si me standartin e serave te Beratit o M.Rumbullaku ; nuk besoj per arsye se aty ne muajin Korrik iu gjeten edhe mbi 40 mije rrenje kanabis edhe nuk ndodhi asgje .
Përgjigju