Sekuestrot e gjykuara, juristi Doja: OFL mund të rishikojë vendimet e shkuara

7 Shkurt 2020, 17:05| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 17:26

  • Share

Sekuestrot e gjykuara më herët nga drejtësia shqiptare kanë sjellë dhe debatin mes juristëve për kontrollet që po ushtron operacioni Forca e Ligjit duke kërkuar burimin e ligjshëm dhe të krijimit të tyre.

Në një reagim për ReportTv  juristi, sot avokat, Ferdinand Doja shprehet se OFL mund të jetë një histori suksese nëse zbaton ligjin dhe për pronat e kaluara më herët në gjykim do duhet të shoh mundësin e rishikimeve të vendimeve.

Ai shprehet se ky akt normativ është një vendim qeverie që do të vlejë edhe për ato prona të cilat në të shkuarën nuk janë hetuar ose janë anashkaluar me qëllim.

Operacioni Forca e Ligjit ka prezantuar në ditën e saj të 5-të kërkesat për justifikim pasurie ndaj Arben Isufajt në Fier njohur si Ben Qimja si dhe Saimir Taullait në Lushnje. Javën e ardhshme OFL pritet të zbarkojë në kryeqytet aty ku përllogaritet që të jetë dhe volumi më i madh i sekuestrove si dhe kërkesave për justifikim pasurie.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?