Në Portin e Durrësit janë sekuestruar mallra ushqimorë të padeklaruara. Sipas Drejtorisë së Doganës, detyrimi i munguar doganor kapte vlerën e 700 mijë lekëve.
Mallrat, të cila ishin të futura në një kamion, i cili importonte material porositësi(fason), ishin të padeklaruara.
Njoftimi i Drejtorisë së Doganave
Durrës, sekuestrohen mallra ushqimore të padeklaruara, detyrimi i munguar doganor 700 mijë lekë
Strukturat e Administratës Doganore kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme mallrash ushqimore në Degën Doganore të Durrësit.
Mallrat, të cila ishin të futura në një kamion, i cili importonte material porositësi(fason), ishin të padeklaruara.
Vlera e këtyre mallrave, të cilat nuk kishin paguar detyrimet doganore, kap shifrën e 700 mijë lekëve.